Banda e Rrajave 'kyç' 4 orë brenda Bledi Çuçin dhe Rrumbullakun

Banda e Rrajave 'kyç' 4 orë brenda Bledi Çuçin dhe Rrumbullakun

14:35, 08/07/2023
A+ Aa A-

Gjatë dy ditëve të fundit Fushë-Kruja është përballur me një sërë ngjarjesh të rënda, nga atentati me një të vdekur deri te rrahja brutale e dy eksponentëve të PD nga banda mafioze e veshur me pushtet e fisit Rraja. 

Ajo që është vënë re në këto ngjarje është inekzistenca e shtetit dhe dorëzimi i Policisë së Shtetit përballë bandës së Rrjave. Pas presionit të mediave, opozitës dhe opinionit publik Bledi Çuçi është vënë lëvizje. Fillimisht duke mos guxuar t'u përmendë as emrin Rrajave dhe më pas duke i shpallur në kërkim, deri në ditën e sotme që ka kulmuar me një takim 4 orësh mes tij dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Muhamet Rrumbullaku.

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka shkuar sot në zyrën e Drejtorit të Policisë së Shtetit, Muhamed Rrumbullakut.
Mësohet se takimi ka zgjatur mbi 4 orë, dhe është zhvilluar në ambientet e Drejtorisë së Policisë. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetari Igli Çelmeta.

Sipas të dhënave, temë diskutimi ishin ngjarjet e fundit kriminale, por edhe incidenti i ndodhur në Thumanë mes fisit Rraja dhe dy kushërinjve të fisit Maja. Deri më tani në kërkim janë dy vëllezërit e deputetit Flamur dhe Xhelal Rraja dhe K.Rraja ndërsa një natë më parë u shpall në kërkim edhe djali i tij Rexhep Rraja.

Në pranga për këtë ngjarje ka përfunduar Ineidi Rraja, Eni Kullaj, Kujtim Përdaku dhe Andi Rraja.

NGJARJET

Kujtojmë se pak ditë më parë, banesa e Gentjan Bejtjas, një emër i njohur për policinë, u bë shënjestër e një sulmi me armë, ku për pasojë u plagosën dy fëmijët e tij të mitur dhe u vra kunati i tij.

Ndërkohë, dy ditë më parë, anëtarë të fisit Rraja dhunuan barbarisht dy persona, pas konflikteve që nisën për një ankesë për një gurore që ata kishin në pronësi

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco