Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

VIDEO/ Rama hesht për dhunën barbare të bandës Rraja, kryeministri e ka mendjen te Ricky Martin

13:03, 08/07/2023
A+ Aa A-

Bandat në Shqipëri po terrorizojnë qytetarët ku pothuajse çdo ditë kryejnë ekzekutime nën “hundën” e policisë, e cila është e paaftë për të zbardhur atentatet mafioze që shpesh herë sjellin edhe viktima të pafajshëm.

Por pavarësisht situatës së rëndë, ku është cënuar rendi dhe çdo qytetar ndihet i pasigurt, Edi Rama sillet si një kryeministër i pashqetësuar për atë që po ndodhe në vendin tonë. Ditën e sotme, kreu i qeverisë gjen kohën që të njoftojë se më 20 korrik, do të japë koncert në Tiranë, Ricky Martin, por nuk i kushton vëmendje ngjarjes së rëndë që ka përfshirë familjen e deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja.

Në një vend normal, Rrahman Rraja duhet të kishte lënë mandatin e deputetit, kurse në Shqipëri ndodh e kundërta pasi Edi Rama e ka mendjen tek argëtimi.

“Ricky Martin më 20 korrik në sheshin “Skënderbej””, shkruan Rama teksa poston videon e këngëtarit në rrjetet sociale.

Mesditën e djeshme në Borizanë u shënua një tjetër ngjarje e rëndë ku anëtarët e fisit Rraja (deputetit të PS) kanë dhunuar me shkopa bejzbolli dy kushërinjtë Maja në një kafe në zonë.

Shkak është bërë gurorja në Krujë. Fisi Maja ka denoncuar në polici pasi punimet shkaktojnë tronditje dhe dëmtime të banesave, dhe në shenjë hakmarrjeje Rrjat i dhunuan dhe i filmuan.

Djali i deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja, Rexhep Rraja është shpallur në kërkim nga policia lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Krujë. Por djali i deputetit të PS, më herët është përfshirë në një tjetër ngjarje të dhunshme. Rasti i Xhisiela Malokut ishte ai që bëri bujë dhe shkaktoi reagime të forta, pasi djali i deputetit të PS, u akuzua për dhunimin e të resë. Kujtojmë se dhunimi i vajzës në atë kohë u bë publik, kur oficeri i policisë Emiljano Nuhu dëshmoi për dhunën e ushtruar ndaj vajzës së re dhe akuzoi policinë për neglizhencë./BoldNews

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco