‘Sillni prova’/ Si e mbronte Rama deputetin Rraja pas dhunës mbi Xhisielën

10:28, 08/07/2023
A+ Aa A-

Opinioni publik në vend u trondit dje nga pamjet e dhunës barbare që ushtruan anëtarët e fisit të deputetit socialist, Rrahman Rraja mbi dy persona të pambrojtur.

Në rrjetet sociale, shumëkush shkruante se fajtori kryesor për këtë situatë është vetë kryeministri Edi Rama. Ky i fundit e ka mbrojtur vazhdimisht deputetin e tij Rraja.

Kur fisi Rraja u denoncua nga oficeri i policisë, Emiljano Nuhu, Rama në mënyrë primitive e quajti horr dhe u angazhua se do e gjurmonte deri në fund atë.

Ndërkohë, opinioni publik u trondit edhe përpara pesë vitesh, kur djali i deputetit Rraja, Rexhepi, dhunoi në mënyrë barbare një vajzë të quajtur Xhisiela Maloku.

Edhe pse video e dhunës u publikua në media dhe rrjetet sociale, Edi Rama në atë kohë e mori në mbrojtje deputetin e tij.

“Unë nuk jam këtu për t’iu përgjigjur akuzave haluçinante të pa bazuara në asnjë fakt që bëhen për mua apo kolegë të mitë,” deklaroi Rama në atë kohë (VIDEO MË POSHTË).

Kujtojmë se Rexhep Rraja ishte po ashtu protagonist në videon e dhunës barbare të publikuar dje. Vetëm pas insistimit të opinionit publik, policia tha se e ka shpallur në kërkim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco