Projekligji për studentët diskutohet me urgjencë në Kuvend, mazhoranca ngre kartonët për ta miratuar

Projekligji për studentët diskutohet me urgjencë në Kuvend, mazhoranca ngre kartonët për ta miratuar

13:33, 06/07/2023
A+ Aa A-

Mazhoranca ka miratuar diskutimin me procedure të përjashpejtuar për projektligjin që i detyron studentët e mjekësisë të punojnë 5 vjet në Shqipëri, për të marrë diplomën. Opozita kërkoi më shumë kohë, për të konsultuar vendimin e qeverisë, duke e cilësuar të turpshëm dhe jo transparent.

SYRI TV

Kuvendi nuk ka humbur kohë, duke futur me procedurë të përshpejtuar, në punimet e parlamentit,  projektligjin e qeverisë, që mban peng, diplomat e studentëve të mjekësisë për 5 vjet. Vendimin e kryeministrit Edi Rama për të kushtëzuar studentët e mjekësisë, që të punojnë për 5 vjet në Shqipëri,  opozita e cilësoi të nxituar dhe të pakonsultuar, duke i kërkuar qeverisë, të mos ngutet për të miratuar këtë vendim, që kundërshtohet fort nga studentët.

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla,  justifikoi arsyet e vendimit, që i lidh me zinxhirë studentët e mjekësisë, duke i detyrjuar të punojnë për 5 vjet në Shqipëri, që të marrin diplomën.

Mazhoranca nxitoi për ta ngritur kartonët jeshilë, që projekligji të miratohet brenda seancës së datës 20  korrik, pavarësisht se jashtë oborrit të  kuvendit, studentët me bluza të bardha, u bënë thirrje deputetëve të rrëzojnë nismën e qeverisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco