'E duam mjekësinë si gjithë Europa'/ Studentët paralajmërojnë bojkot

'E duam mjekësinë si gjithë Europa'/ Studentët paralajmërojnë bojkot

11:26, 06/07/2023
A+ Aa A-

Studentët e mjekësisë kanë nisur protestën e paralajmëruar pas vendimit të qeverisë për kontratën 5-vjeçare me kusht punësimin në vend pas mbarimit të studimeve.

Studentët kërcënojnë se në rast se ky ligj do të votohet në Kuvend, ata do t’i përgjigjen me masa ekstreme. Të rinjtë kanë planifikuar përshkallëzimin e protestës duke bojkotuar plotësisht fillimin e studimeve akademike në Universitetin e Mjekësisë.

“Ne nuk do të pranojmë asnjëherë këtë ligj që na detyron të punojmë këtu. Duam që pas diplomimit, të jemi të lirë me zgjedhjet tona. Në rast se qeveria miraton ligjin, atëherë ne do të marrim edhe masa ekstreme. Të gjithë do të bojkotojmë plotësisht studimet tona”, tha një prej studentëve të mjekësisë.

“Qeveria e turpit”, “E duam mjekësinë si gjithë Evropa”, dëgjohen studentët duke thirrur teksa marshojnë nga Universiteti i Mjekësisë drejt qendrës, duke bllokuar njërin aks të rrugës.

Forca policie po i shoqërojnë studentët gjatë marshimit të tyre. Ndërkohë studentëve të mjekësisë iu janë bashkuar edhe ata të UBT-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco