Berisha: Rama në turin e vetëposhtërimit dhe lëkurës së tij!

Berisha: Rama në turin e vetëposhtërimit dhe lëkurës së tij!

10:41, 06/07/2023
A+ Aa A-

Nga Sali Berisha

Sot Edi Rama nis turin blic në vendet e Ballkanit Perëndimor. Ai e nis këtë tur më i poshtëruar se kurrë ndonjëherë një kryeministër i një vendi sovran.

Së pari, ai e nis turin i poshtëruar sepse për katër vite me radhë, ai më shumë se kushdo tjetër në rajon kishte anatemuar Procesin e Berlinit dhe kishte tundur në emër të padronit të tij flamurin e Ballkanit të Hapur, Serbisë së madhe, domethënë hegjemonisë serbo-ruse në rajon.

Kështu Edi Rama sot ulet para bashkëbiseduesve në tavolinë me bisht nën shalë dhe lutjen si i ngratë, mos kujtoni se jam Edi Rama i Ballkanit të Hapur.

Së dyti, ai nis turin me “Ismailin” e tij në kurriz të taksapaguesve shqiptarë, më i poshtëruar se çdokush tjetër, pasi për shkak të një ndërhyrje brutale në punët e saj të brendshme Kosova zyrtare:

I refuzoi prerazi dhe me dinjitet ofertën e tij për ndërmjetës i pakërkuar dhe hodhi në kosh projektin e tij të marrë nga sirtarët e Vuçiç për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe në Kosovë. Kështu Prishtina bëri pluhur ëndrrën e tij, të ndërmjetësit, të negociatorit, të cilin ai e konsideronte jetike për lëkurën e tij në një kohë kur ai është në hetim penal të hapur në Uashington.

Së treti, Edi Rama nis këtë tur i poshtëruar sepse ai ulet përballë interlokutorëve, të cilët shohin në sfond prapa tij McGonigal-in e lidhur me hekura që e pret Ramën të mbarojë bisedën për ta marrë si të bashkëakuzuar në sallën gjyqit.

Shtoj këtu se akuzat për të dy nuk janë tashmë vetëm për korrupsion, por janë maisur keq edhe për disa çështje të tjera që si vepra penale, së paku trefishojnë dënimin me burg.

Së katërti, ky është turi i poshtërimit sepse ai nga Shkupi shkon në Kosovë jo si kryeministër, por si turist i paftuar nga njeri, mbasi homologu i tij ka refuzuar ta presë në rol ndërmjetësi sepse dihet botërisht se Rama është një argat i shpifur i Vuçiç. Asnjë kryeministër në botë nuk do të poshtëronte veten të shkonte në një vend të pavarur kur kryeministri i atij vendi i kushtëzon takimin dhe nuk e pret. Pretendimi se takimin Rama e kërkoi në emër të nismës së Berlinit pikërisht ditën kur në Kosovë ishin për vizitë dy kryeministra të vendeve anëtare të BE për t’i përcjellë qeverisë së Kosovës mesazhet e BE, e bënë Ramën një qesharak që turpëron veten dhe vendin e tij. Si përfundim mund të thuhet se ky është turi i vetëposhtërimit të Edi Ramës për shpëtimin e lëkurës së tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco