Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Politilogu: Borrell dhe Lajçak po tregohen të njëanshëm në favor të Serbisë

Politilogu: Borrell dhe Lajçak po tregohen të njëanshëm në favor të Serbisë

09:56, 06/07/2023
A+ Aa A-

Politologu Fidan Ukaj, ka thënë se përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, dhe emisari i posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, nuk janë të paanshëm. Sipas tij, ata mbajnë anë në favor të Serbisë.

Të mërkurën në “Interaktiv” të KTV-së, Ukaj ka thënë se njëanshmëria e Borrellit dhe Lajçakut e kanë dëmtuar procesin e dialogut.

“Rrethanat janë pak më ndryshe tani, kemi një ndryshim të madh prej emërtimit të z.Borrell në politikën e jashtme të BE-së, pastaj emërimin e Lajçakut si ndihmues, e kemi parë që këta dy përfaqësues të BE-së nuk janë të paanshëm, nuk janë vetëm lehtësues, por janë të njëanshëm në favor të Serbisë. Mendoj se e kanë dëmtuar një pjesë të procesit dialogues duke mbajtur anë herë pas herë ndaj Serbisë dhe duke e amnistuar Serbinë në veprimet e saj”, ka thënë ai.

Duke folur për situatën në veri të vendit, Ukaj ka thënë se gabimi i Kurtit ka qenë mosnjoftimi i aleatëve strategjikë për dërgimin e kryetarëve të zgjedhur në vendet e tyre të punës në komunat veriore.

“Në kohën kur z.Kurti i dërgoi kryetarët e zgjedhur në vendet e tyre të punës në komunat e pjesës veriore, mendoj se ka qenë një vendim i drejtë për arsye se zgjedhjet u pranuan nga ndërkombëtarët, por gabimi i z.Kurti ishte mosnjoftimi i aleatëve tanë strategjikë, sidomos i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me gjasë edhe këtu ishte hatërmbetja e partnerëve tanë strategjikë dhe reagimi i fuqishëm dhe tanimë i kemi tri pikat e propozuara nga BE-ja, shtensionimi i situatës, mbajtja e procesit zgjedhor dhe rikthimi në dialog, z.Kurti e ka pranuar njërën nga këto pika, por nuk po ec përpara. Z.Kurti ka pranuar në proces zgjedhor dhe mendoj që ai duhet t’i shtyjë këta kryetarë të komunave të japin dorëheqje dhe kërkesën e BE-së ta realizojmë edhe në terren, duke i shpallur këto zgjedhje dhe të organizohen”, ka thënë ai.

Lidhur me vizitën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, të enjten në Kosovë, Ukaj ka thënë se me veprimet e fundit të tij, Rama po tregon protagonizëm.

"Veprimet e z.Rama më shumë i kam parë për një protagonizëm, për një paraqitje të një lideri jashtë kufijve të Shqipërisë. Në deklarimet e tij në konferencën për shtyp pamë një shqetësim shumë të madh për të ardhmen e Kosovës, thuaja se të nesërmen kush e di se çfarë do të ndodhte të nesërmen dhe një anulim i një takimi të tillë ku do të nënshkruheshin 13 marrëveshje mes Kosovës dhe Shqipërisë, pa paralajmërim, kur organizim ishte final, mendoj se ka qenë i pasinqertë. Më pas iniciativat e tij për të shkruar një draft-statut dhe për ta dërguar në kancelarit evropiane, e moskoordinimi me Kosovën, e veprime të tjera janë më shumë për protagonizëm personal të z.Rama sesa që ka qenë lehtësues i temave".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco