Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Kurti- Lajçakut: Masat ndëshkuese të BE-së janë të padrejta dhe e bëjnë dialogun asimetrik

Kurti- Lajçakut: Masat ndëshkuese të BE-së janë të padrejta dhe e bëjnë dialogun asimetrik

20:38, 04/07/2023
A+ Aa A-

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i tha të dërguarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, se masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës janë të padrejta dhe e bëjnë dialogun asimetrik, në një takim që zhvilluan të martën në Prishtinë.

Sipas njoftimit të kryeministrisë, Kurti shprehu përkushtimin dhe angazhimin e tij për shtensionim dhe normalizim të situatës në veri.

“Theksoi që Qeveria e Kosovës nuk kontribuon assesi në eskalim dhe se Policia e Kosovës vetëm zbaton ligjin e kujdeset për sigurinë publike. Po ashtu, Kurti konfirmoi që Policia e Kosovës, e vendosur nëpër ndërtesat komunale, nuk ka ndërmarrë operacione në rrethinën e atyre objekteve”, thuhet në njoftim.

“Ndërkaq, sa i përket normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, garanci është zbatimi i plotë dhe pa kushte i Marrëveshjes Bazike e cila sjellë marrëdhënie të mira fqinjësore dhe evropiane për dy shtetet”, vijon njoftimi.

BE-ja konfirmoi javën e shkuar sanksionet ndaj Kosovës për mosndërmarrje të hapave për shtensionim në veri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco