SYRI TV/ Projekligji për ASH, Zhupa: Ndryshimet ligjore, për interesat e Gjinushit

15:14, 04/07/2023
A+ Aa A-

Mbledhja e Komisionit të Mediave dhe Edukimit u shoqërua me debate mes maxhorancës dhe opozitës. Deputetja demokrate Ina Zhupa akuzoi socialistët se me ndryshimet në ligjin per Akademinë e Shkencave synohet një mandat i dytë për Skënder Gjinushin. Përplasje pati edhe për refuzimin që maxhoranca i bëri dëgjesës me akademikët, ndërsa pas këmbënguljeve të opozitës, u vendos që palët e interesuara të marrin pjesë në seancën e 11 korrikut.

SYRI TV

Projektligji për akademone e shkencave që i zgjat mandatin kryetarit Skënder Gjinushi ka nxitur debate në Komisionin e Mediave dhe Edukimit. Deputetja demokrate Ina Zhupa i ka cilësuar antiligjore ndërhyrjet në ligj, që sipas saj bëhet me porosi për t’i shërbyer interesave personale të Gjinushit.

Përplasje dhe debate pati edhe për refuzimin nga maxhorancë të kërkesës së ligjvënësve opozitare, që pjesë e dëgjesës të jetën edhe akademikët, veçanërisht i profesorit Artan Fuga, i cili edhe ka shfaqur interes për të qënë në seancë. Pas këmbënguljes së opozitës që palët e interesuara të jenë të pranishëm për të dhënë oponionin e tyre, u vendos që në 11 korrik të bëhet dëgjesa me akademikët.

Opozita akuzon socialistët se me dy ndryshimet e ligjit të Akademisë së Shkencave, synojnë një mandat të dytë për Skënder Gjinushin, i cili sipas ligjit aktual nuk mund të zgjidhet më në krye të këtij imnstotucioni. Maxhoranca kërkon që të kalojë me shpejtësi për miratim në parlament projekligjin duke shmangur dëgjesat e debatet.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco