SYRI TV/ Efekti financiar i pagave 11 mld lekë në vit. Legalizimi kanabisit, impuls i shtuar në ekonomi

14:20, 04/07/2023
A+ Aa A-

Efekti financiar i rritjes së pagave në buxhet për tetë muajt e këtij viti dhe për vitin pasardhës do të jetë 11 miliardë lekë. Kështu ka bërë me dije ministrja e Financave Delina Ibrahimaj në një dalje për mediat, ndërsa është ndalur edhe në ligjin për legalizimin e kanabisit të cilin e ka vlerësuar si një sektor jetik dhe vlerë të shtuar për ekonominë.

SYRI TV

Në daljen mediatike të përmuajshme me gazetarët Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj, përpos të dhënave për ecurinë ekonomike është pyetur për efektin financiar të rritjes së pagave vend që parashikohet të jetë 11 miliard lekë për këtë vit.

Ibrahimaj është shprehur edhe një herë ‘pro’ vendimit të qeverisë për legalizimin e kanabisit duke e cilësuar një sektor me vlerë të ekonomisë që nuk ka arsye pse të mos zhvillohet.

Në tërësi të dhënat ekonomike janë pozitive vlerëson Ibrahimaj, teksa rritja deri në mars ka qenë 2.72%.

Në vijim, peshën kryesore në ekonomi pritet ta ketë sektorit turizmi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco