Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Reforma për 'Reformë në drejtësi'?

Bylykbashi: Folët për statistika dhe jo për problematika. Viktima e parë e drejtësisë janë zgjedhjet

Bylykbashi: Folët për statistika dhe jo për problematika. Viktima e parë e drejtësisë janë zgjedhjet

18:29, 03/07/2023
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, tha gjatë fjalës së tij në Parlament se institucionet e drejtësisë dhe mazhoranca folën për statistika dhe jo për problematikat që hasin sot gjykatat dhe prokuroritë me sistemin e ri të drejtësisë.

“Dëgjuam sot këtu drejgtuesit e institiucioneve të drejtësisë. Nuk kemi një por kemi një tufë. Në fund fare dëgjuam një tufë me statistika. U ul kaq, u rrit kaq. Një pjeë këtu ndoshta nuk e morët vesh se çfarë thanë ata. Nuk ka magjistratë. Gropa do thellohet dhe gjykatat do të mbyllen. Askush nuk është kundër drejtësisë por mund të jesh shumë komod të jesh kundër kësaj reforme në drejtësi. Të gjithë ne kemi përgjegjësi që nuk arritëm ta mbajmë atë marrëveshje.

16 vjet i duhet një qytetari që të mbyllet një çështje. Kjo është reforma në drejtësi për të cilën drejtuesit sot na thanë sa marrëveshje kishin bërë me organizata të huaja. Një nga viktimat e këtij dështimi të sistemit të drejtësisë janë zgjedhjeve. Për sa kohë kemi një SPAK që nuk godet shitblerjen e votës, gjthë debate që ne bëjmë para dhe pas zgjedhjeve është çështje e pazgjidhur.Nëse kjo drejtësi nuk bën detyrën e vet,  ky vend nuk ka për të pasur asnjë mundësi për qytetarët”, u shpreh ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco