Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Xhaferri zbulon prapaskenat e pazarit të ri Balla-Basha

Xhaferri zbulon prapaskenat e pazarit të ri Balla-Basha

17:53, 03/07/2023
A+ Aa A-

Kreu i FRPD-së, Besart Xhaferri ka reaguar pas deklaratës së kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili pretendon se mazhoranca ka 94 vota në Parlament.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Xhaferri thotë se kjo deklaratë e Ballës konfirmoi takimet private me Lulzim Bashën, kreun e dorëhequr të PD-së, i cili po kandidon sërish për kryetar.

Gjithashtu, ai shprehet se sot u konfirmua gjithashtu edhe afrimi i PD-së së vulës me mazhorancën dhe pazari i tyre radhës, që sipas tij është Avokati i Popullit.

Statusi i plotë:

Nga e gjen sigurinë Taulant Balla për 94 vota në Parlament?

Taulant Balla, sot në fjalën e tij jashtë Parlamentit konfirmoi se mazhoranca i ka 94 vota në Parlament, të nevojshme për të miratuar ligje me shumicë të cilësuar.

Balla sot konfirmoi se dhe takimet private me Lulzim Bashën nuk kanë shkuar dëm, duke konfirmuar afrimin e tij me mazhorancën, që i mundëson kësaj të fundit kuorumin prej 94 votash, i domosdoshëm për miratimin e çdo ligji që forcon mazhorancën dhe minon demokracitë.

Lulzim Basha dhe ai numër i vogël deputetësh Bashistë që i kanë mbetur atij në dorë, deri në 2025 do jenë zëvendësuesit në Parlament të deputetëve të modelit “Këpërata”, që mazhoranca e Edi Ramës i keqpërdori për të miratuar ligje, që ishin kostume të prera vetëm për konstruktin e mazhorancës.

Balla la të kuptohej se Avokati i Popullit është pazari i radhës mes Ramës dhe Bashës, i cili bashkë me shpurën e tij nuk përfaqëson më demokratët, por bën vetëm pazaret e fundit në emër të sakrificës dhe mundit tyre.

Basha dhe Rama janë në një pakt për asgjësimin e opozitës reale, ndaj nuk do përbëjë surprizë që në vijim të dëgjojmë  propozime përtej së majtës dhe së djathtës për ndryshime të reja kushtetuese me objektivin e vetëm, hedhjen e themeleve të Autokracisë.

Nuk do t'ia arrijnë, do të dështojnë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco