Manjani: Sistemi i drejtësisë është në kolaps, duhet rrëzuar pasi nuk përfaqëson qytetarët

17:30, 03/07/2023
A+ Aa A-

Në emisionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur mbi sistemin e drejtësisë dhe raportimin që institucionet e reja në drejtësi  bënë në parlament ishte- ish ministri i drejtësisë, Ylli Manjani.

Manjani është shprehur se drejtësia në Shqipëri është në nj kolaps dhe se duhet rrëzuar nga qytetarët pasi nuk po sjell asnjë të mirë për vendit dhe se qytetarët nuk kanë asnjë informacion se çfarë po ndodh.

"Në raport me vitet e shkuara nuk ka ndonjë gjë të re me drejtësinë. Raportimi i institucioneve të drejtësisë në parlament tregoi se në çfarë gjendje skandaloze gjendet sot ky pushtete. E kisha imagjinuar që dot kishte vështirësi por jo se  do të ishte në këtë gjendje.

Ky lloj sistemi nuk meriton më asnjë lloj shanci dhe se duhet rrëzuar, për qytetarët kjo nuk është më sistemi i së drejtës pasi ligji dhe kushtetuta kanë dalë jashtë funksionit. Këtu  janë shumë element që na bëjnë të ndihemi jo mirë dhe për veten jam shumë pesimist se ky është sistemi i së drejtës që meritojmë.

Në raport me sistemin që ishte drejtësia është më keq dhe ka regres të madh. Në debatin ndërmjet mes institucioneve president-qeveri, president-parlament apo president-gjykata njerëzit ishin më të informuar se çfarë ndodhte ndërsa sot nuk ka informacion askush dhe se ka një mjegullnajë e madhe dhe në fund i sheh të emëruar në poste.

Vazhdoj të insistoj se sistemi i drejtësisë është në kolaps edhe për shkak të kolapsimit të politikës në vend. Nëse do të kishim një situatë të balancuar, nëse do të kishim ndërrime qeverish dhe rrjedhimisht do të sillte një parlament të përgjegjshëm dhe do ta kontrollonte më shumë sistemin e drejtësisë dhe se do të ishin më të përgjegjshëm."- U shpreh Manjani për Syri Tv.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco