Mbërrin Klinton/ Rama nuk e 'le' të bjerë në tokë, shpërndan foto me të në Facebook. Por detaji që tërheq vëmendjen qëndron në xhaketën e ish-presidenit

Mbërrin Klinton/ Rama nuk e 'le' të bjerë në tokë, shpërndan foto me të në Facebook. Por detaji që tërheq vëmendjen qëndron në xhaketën e ish-presidenit

16:05, 03/07/2023
A+ Aa A-

Për herë të parë në Tiranë ka mbërritur ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, i cili do të zhvillojë një vizitë njëzetekatër orëshe në Shqipëri. 

Pak pasi Clinton ka zbritur nga avioni, kryeministri Edi Rama është kujdesur të japë vetë lajmin duke ndarë me ndjekësit në ‘Facebook’ foton nga pritja e ish-presidentit amerikan.

“Rinas – Me presidentin Bill Clinton, mikun e përjetshëm të kombit shqiptar, i cili sapo shkeli për herë të parë në Shqipëri.

*Jeni të mirëpritur të gjithë tek Kryeministria, sot në 18:30 për ceremoninë e mikpritjes së Presidentit Clinton dhe adresimin e tij për të gjithë shqiptarët” shkruan Rama.

Detaji që vërehet në veshjen e Klintoni është flamuri i Ukrainës në anën e majtë të xhaketës.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco