‘Kjo është dita e turpit’/ Berisha në Parlament: Arrestuat Gjushin, po Erion Veliajn pse nuk e arrestoni

15:43, 03/07/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha e quajti ‘ditë turpi’ seancën e sotme në Parlament ku 5 institucionet e drejtësisë shqiptare raportuan për punën e tyre.

Në fjalën e tij në Parlament, Berisha theksoi se kjo drejtësi arrestoi Vangjush Dakon, por nuk guxoi të arrestoi Erion Veliajn i cili është shumëfishi i ish-kryebashkiakut të Durrësit.

Berisha: Kjo nuk është dita e drejtësisë, si mund të jetë dita e drejtësisë. Kjo është dita e turpit. Merret dhe arrestohet Gjushi, po Erion Veliaj më thoni pak, a nuk është Erion Veliaj shumëfishi i Gjushit? A nuk është Erion Veliaj njeriu që po taton qytetarët e Tiranës 18 euro më shumë për djegësin e tij që nuk ekziston mbi tokë? A nuk është Erion Veliaj që thoshte SKAP-in e kam në dorë dhe do t’ja vërsul Dukës së futbollit? A nuk është Erion Veliaj që i dalin pallatet brenda natës, i Arben Malokut e tjetrit e tjetrit me radhë? Dhe tani me cilën drejtësi vini ju këtu në Parlament. Çfarë lidhje keni ju me drejtësinë? Absolutisht që të gjithë jeni kontingjent për te ‘313’ për veprat tuaja që keni kryer. Prandaj dhe bërtisni ‘rroftë drejtësia’ sepse dosjet tuaja mbyllen, se për ju nuk ka dosje, se për ju nuk guxojnë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco