Shpërndanë legalizime të dielën e zgjedhjeve, 14 maj/ Prokuroria e kapur: Nuk po e bënin për vota

Shpërndanë legalizime të dielën e zgjedhjeve, 14 maj/ Prokuroria e kapur: Nuk po e bënin për vota

14:04, 03/07/2023
A+ Aa A-

Zgjedhjet e 14 majit ishin një masakër elektorale që e panë të gjithë shqiptarët. Por ajo që e bën fakt këtë masakër janë faktet e përditëshme që opozita mbledh në terren dhe i dorëzon në oraganet e drejtësisë dhe drejtësia I kthen mbrapsht thuajse 100% të këtyre denoncimeve.

I tillë është rasti i denoncimit që deputetja Albana Vokshi ka referuar në prokurorinë e Sarandës për të hetuar hapjen e zyrave të kadastrës në Njësinë Administrative Ksamil ditën e diel, 14 maj 2023, ditë pushimi zyrtare dhe ditë zgjedhjesh lokale.

Vokshi ka kallëzuar punonjësit e Agjensisë Shtetërore të Kadastrës, Administratorin e Njësisë Ksamil, si dhe persona të tjerë të paidentifikuar, për kryerjen e veprave penale të parashikuara nga nenet 248, 328,/a dhe 329 të Kodit Penal.

SPAK-u këtë kallëzim e ka kaluar për shqyrtim në Prokurorinë e Sarandës, prokurori e cila ka vendosur mos të nisë asnjë hetim për këtë çështje me arsyetimin se punonjësit e administratës nuk kanë kryer shkelje ligjore.

Ky është fati i çdo kallëzimi e dosje që opozita po dërgon në organet e drejtësisë se re, është kthyer mbrapsht dhe nuk është marrë në shqyrtim fare.

Kjo është provë e kapjes së drejtësisë në ato përmasa nga Rama, sa as të fillojë hetime kryesisht nuk e lejojn. Një drejtësi e robëruar ndaj pushtetit të një njeriu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco