SYRI TV/ OKB: Shqipëri, 3.600 tonë kanabis në 2021. Rekord prej vitit 2016, ia kalon dhe Meksikës

11:11, 03/07/2023
A+ Aa A-

Në kohën kur Shqipëria po hedh hapa konkretë për legalizimin e kanabisit për qëllim mjekësor, në raportin e fundit të Zyrës Kundër Drogave dhe krimeve të Kombeve të Bashkuara ,shifrat e kultivimit të kanabisit flasin për 3600 tonë të prodhuar për vitin 2021. Ky është niveli më i lartë i kanabisit të prodhuar që prej vitit 2016,  periudhë kur u shënua një kulm i kultivimit të kësaj bime në Shqipëri. Në këto nivele, prodhimi i raportuar i kanabisit ia kalon dhe Meksikës

SYRI TV

Teksa qeveria shqiptare miratoi projektligjin për Kontrollin e Kultivimit dhe Përpunimit të Kanabisit dhe nënprodukteve të saj për qëllime mjekësore dhe po hedh hapa konkretë për legalizimin, bima e ka “gjetur” rrugën përpara këtij zyrtarizimi. Në raportin e fundit të Zyrës Kundër Drogave dhe krimeve të Kombeve të Bashkuara ku janë publikuar shifrat e kultivimit të kanabisit, prodhimit dhe asgjësimit për periudhën 2013-2021 për shumë shtete të botës, Shqipëria mban record.

Krahas informacionit të bimëve të asgjësuara, OKB thekson në raport se vetëm për vitin 2021 shifra e prodhimit të kanabisit është 3,601 ton bar dhe 2 ton koncentrat kanabisi. Ky është niveli më i lartë i kanabisit të prodhuar që nga viti 2016, teksa në atë kohë u asgjësua një rekord prej 2.5 milionë rrënjë kanabis, periudhë kur u shënua kulm i kultivimit të kësaj bime në Shqipëri. Në këto nivele, prodhimi i raportuar i kanabisit ia kalon dhe Meksikës, që sipas të dhënave të raportit për vitin 2018, kur raportohet informacioni i fundit kishte prodhuar 2,726 ton kanabis

Vlera e tregut të rreth 3.6 mijë ton kanabis të raportuara si të prodhuara në Shqipëri është rreth 13 milionë euro sipas përllogaritje që ka bërë  Monitor. Në raportin e një viti më parë po të OKB-së, Shqipëria renditej e shtata në botë nga shtetet më të përmendura për origjinën, nisjen dhe tranzitin e barit të kanabisit për periudhën 2016-2019. Sipas raportit vjetor të drogave, Shqipëria hyn në tregun e ligjshëm, duke ju bashkuar rreth 40 shteteve në të gjithë botën që e kanë lejuar tashmë, me përvojë dhe me një forcë pune të kualifikuar për shkak të dominimit që ka në tregun e zi. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco