Zgjedhja e Avokatit të Popullit, garë e vërtetë apo shkëmbim politik

Zgjedhja e Avokatit të Popullit, garë e vërtetë apo shkëmbim politik

09:39, 03/07/2023
A+ Aa A-

Në seancën e kaluar plenare të Kuvendit, ku po shqyrtohej raporti vjetor 2022 i Avokatit të Popullit, është zhvilluar debat mbi tejzgjatjen e procedurave parlamentare për zgjedhjen e Avokatit të ri të Popullit, ndërkohë që znj.Erinda Ballanca, që ushtron aktualisht këtë detyrë i ka përfunduar mandati që prej 20 qershorit 2022.

Gjatë debatit parlamentar zoti Balla, duke injoruar një pjesë të deputetëve të partisë demokratik i bëri një ftesë të hapur z.Gazment Bardhi si kreu i grupit parlamentar të PD, z. Fatmir Mediu dhe zonjës znj.Mesila Doda, si krerët e dy grupimeve të tjerë opozitarë parlamentar për tu ulur në diskutime dhe për të përzgjedhur me konsensus emrat e kandidatëve potencial për të qenë Avokat i Popullit.

Paralelisht ka reaguar dhe Komisioni i Ligjeve që zhvillon këtë proces përzgjedhës si komision përgjegjës, i cili u kishte lënë deputetëve të opozitës dhe grupeve parlamentare një afat deri në 30 qershor 2023, që të jepnin mbështetjen me shkrim për kandidatët që ata dëshirojnë të futen në seancë plenare nga lista e 15 kandidatëve të kualifikuar. Kujtojmë që kandidati duhet të sigurojë mbështetjen me firmë të jo më pak se 28 deputetëve, ndërkohë që Avokati i Popullit zgjidhet me 84 vota, sipas kushtetutës.

Nga burime të redaksisë mësohet se ditën e premte në datë 30 qershor, kur ka skaduar afati i caktuar nga Komisioni i Ligjeve deputetët opozitar duket se janë fokusuar për të dhënë mbështetje vetëm për 6 nga 15 kandidaturat e kualifikuara për këtë proces dhe duke përjashtuar dhënien e mbështetjes për kandidaturat e tjera.Redaksia ka mësuar se kandidaturat për të cilat deri ditën e premte brenda orarit zyrtar janë mbështetur nga deputetët opozitar dhe me të cilat do zhvillohen negociatat midis pozitës dhe opozitës janë :

1.      Besim Ndregjoni

2.     Dardan Mustafaj

3.      Vitore Tusha

4.      Tartar Bazaj

5.      Edison Frangu

6.      Erald Aga

7.      Bledar Dervishaj

Kujtojmë se procesi i kaluar dështoi në dhjetorin e shkuar, ku opozita që kishte dhënë mbështetje për një grup kandidatësh, e tërhoqi mbështetjen për gjithë të tjerët ditët e fundit dhe u fokusua në emrin e Ledio Braho-s, si kandidat i vetëm, emër ky që sëbashku me atë të aktivistit ntë shoqërisë civile Altin Goxhaj, u refuzua nga mazhoranca e cila votoi kundër tyre duke i rrëzuar të dy këto kandidatura.

Ngelet për tu parë, nëse mazhoranca dhe opozita, apo fraksionet e saj, do të zgjedhin avokatin e popullit brenda këtij sesioni, apo do ta shtyjnë sërish këtë proces në kalendat greke. Ndëkrohë që është e habitshme që asnjë institucion ndërkombëtar apo përfaqësi diplomatike e huaj, prezent në Tiranë, nuk është shprehur publikisht për tejzgjatjen e pajstifikuar të këtij procesi parlamentar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco