Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Terrori policesk/ Berisha: Me urdhër të Teheranit, Rama shkel konventat për refugjatët e MEK

Terrori policesk/ Berisha: Me urdhër të Teheranit, Rama shkel konventat për refugjatët e MEK

16:22, 29/06/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar ashpër ndaj terrorit policesk që po ushtrohet edhe gjatë ditës së sotme ndaj refugjatëve të MEK në Manz.

‘Dënoj me ashpërsinë më të madhe shkeljen me urdhër të Teheranit nga Edi Rama të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe Konventës së OKB për refugjatët’, shkruan Berisha në Facebook.

Gjithashtu Berisha i ka bërë thirrje ‘Këshillit të Europës, Organizatës të Kombeve të Bashkuara të ndërhyj urgjentisht kundër këtyre reprezaljeve, presioneve e terrorit psikologjik ndaj refugjatëve të MEK në kampin e Lirisë në Manzë dhe të kërkojë zbatimin nga qeveria shqiptare të të gjitha detyrimeve që rrjedhin nga Karta Europiane e të Drejtave të Njeriut nga Konventa Ndërkombëtare e OKB për refugjatët.’

Postimi i plotë:

Stop terrorit policesk ndaj refugjatëve të MEK.

Të dashur miq, mediat informojnë se vazhdon presioni policor ndaj Kampit të Muxhahedinëve në Manzë. Dënoj me ashpërsinë më të madhe shkeljen me urdhër të Teheranit nga Edi Rama të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe Konventës së OKB për refugjatët.

I bëjë thirrje Këshillit të Europës, Organizatës të Kombeve të Bashkuara të ndërhyj urgjentisht kundër këtyre reprezaljeve, presioneve e terrorit psikologjik ndaj refugjatëve të MEK në kampin e Lirisë në Manzë dhe të kërkojë zbatimin nga qeveria shqiptare të të gjitha detyrimeve që rrjedhin nga Karta Europiane e të Drejtave të Njeriut nga Konventa Ndërkombëtare e OKB për refugjatët. #sb

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco