SYRI TV/ Qeveria ka paguar 8.5 mln euro në arbitrazh, kryesisht për mbrojtje ligjore

16:13, 29/06/2023
A+ Aa A-

8.5 milion euro ka paguar qeveria shqiptare, përgjatë vitit të kaluar në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit. Këto pagesa të bëra nga ministritë dhe institucionet shqiptare, kanë shkuar kryesisht për mbrojtje ligjore. Ndërkohë fatura totale financiare që qeveria ka për të shlyer në këto gjykata duke përfshire edhe gjobat, shkon në 174 mln euro.

SYRI TV

Gjobat ndaj Shqipërisë dhe kostot për mbrotje ligjor në gjykatat ndërkombetare , e ka çuar faturën financiare të shtetit shqiptar për të shlyer 174 mln euro deri në fund të vitit 2022. Qeveria shqiptare i ka njohur këto detyrime dhe përgjatë vitit të kaluar, ka paguar 8.5 mln euro për gjobat, për përfaqësim e mbrojtje ligjore në gjykatë apo edhe për proceduarat e anulimit të vendimeve të arbitrazhit, thekson revista Monitor referuar të dhënave nga buxheti faktit i 2022-shit. 

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka paguar 198 milionë lekë për shërbime juridike dhe kosto të tjera ligjore për përfaqësimin dhe mbrojtjen e Shqipërisë në vendime të arbitrazhit ndërkombëtar. 79.2 milionë lekë ka paguar Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, për shërbime juridike lidhur me procesin e anulimit të një vendimi të arbitrazhit ndërkombëtar.

Rreth 81.4 milionë lekë ka paguar Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, për kostot ligjore dhe administrative të gjykatës lidhur me një vendim të arbitrazhit ndërkombëtar. Ndërsa 155 milionë lekë të tjera janë paguar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, për përfaqësim ligjor dhe mbrojtje si dhe për kostot ligjore për procedurat e anulimit të vendimeve të arbitrazhit ndërkombëtar.

Pjesë në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitarzhit janë bërë edhe institucione të rëndësishme të vendit, përveç ministrive. Si ARRSH, Autoriteti Portual Durrës, Agjencia Kombëtare e Ujësjellësit, Kanalizime, Agjencia Kombëtare, Burimeve Natyrore dhe Alpetrol. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco