VIDEO/ Vasili: Familjarët e pushtetarëve në krye të drejtësi, kjo është një reformë e kapur

17:04, 28/06/2023
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca ishte deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili.

Vasili është shprehur se emërimi i familjarëve të Felajt në postet më të rëndësishme të reformës në drejtësi është një shenjë e qartë e një drejtësie të kapur dhe se kjo nuk është në të mirën e qytetarëve por në interes të pushtetit të korruptuar.

Kur një drejtësi është e kapur të gjitha të tjerat janë normalitet dhe shumica e anëtaRëve të organeve të drejtësisë u konsideruan të padenjë për të qenë në drejtësi. Po mos të ishte presidenti Meta, anëtarët e GJK në Lanë. Nëse kemi nj drejtësi e kapur çdo vjedhje dhe skandal nuk ka problem sepse janë normalitet.

Drejtësia nuk arrin dot që të njohë pronarët e inceneratorëve ndërsa vit për vit derdhen miliona euro në xhepat e tyre dhe nuk dihet se ku përfundojnë paratë që shkojnë aty.

Kemi aferën e portit të Durrës që ndërtesat po shiten në ajër. Parlamenti Europian shprehet se duhet rishikuar kontrata. Ministritë japin tendera me 10-15 fishin e kostosh reale dhe se drejtësia u thotë vidhni se nuk ka problem. Kjo është drejtësia dhe reforma e partisë dhe nuk është për të mirën e popullit dhe qytetarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco