FOTO/ Mbërrijnë në Kosovë 3 policët e rrëmbyer

FOTO/ Mbërrijnë në Kosovë 3 policët e rrëmbyer

13:54, 26/06/2023
A+ Aa A-

Tre policët e rrëmbyer nga Serbia janë kthyer në Kosovë nga pika kufitare e Merdarës dhe janë nisur për në Prishtinë.

Mediat kanë filmuar momentin e ceremonisë së pranim-dorëzimit të policëve të liruar sot në orën 9:35 minuta nga një gjykatë në Kralevë të Serbisë.

Policët tashmë janë liruar dhe sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës do të dërgohen në Prishtinë ku mund të japin ndonjë deklaratë zyrtare pastaj do të dërgohen drejt shtëpive të tyre.

Policët tashmë janë në territorin e Kosovës. Të gjitha deklaratat zyrtare do të bëhen në Prishtinë, raportojnë gazetarët nga pika kufitare e Merdarës. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco