Mediat greke: Edi Rama merr tani kontrollin e Bashkisë së Himarës

Mediat greke: Edi Rama merr tani kontrollin e Bashkisë së Himarës

10:15, 26/06/2023
A+ Aa A-

Gazetat greke i bëjnë jehonë vendimit që nuk lejon kryebashkiakun e zgjedhor të Himarës, Fredi Beleri, të marrë pjesë në betimin që do organizohet të martën.

Gazeta e njohur ‘Kathimerini’ shkruan se tani kontrollin e Bashkisë së Himarës do e marrë Edi Rama.

“Sipas legjislacionit shqiptar, një nënkryetar bashkie, i emëruar nga Këshilli i Ministrave i kontrolluar nga Partia Socialiste në pushtet, do të marrë detyrën.

Kjo do të thotë se ai do të jetë mbështetës i kryeministrit shqiptar, Edi Rama, i cili do të drejtojë Bashkinë e Himarës deri në një njoftim të dytë,” shkruan gazeta.

Refuzimi i kërkesës për lirimin e Belerit është komentuar edhe nga Ministria e Jashtme greke. Sipas saj, refuzimi pengon drejtpërdrejt betimin e tij dhe ngre shqetësime të thella në lidhje me objektivat real pas hetimit ndaj tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco