Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Fredi Beleri në qeli, të martën betimi

Fredi Beleri në qeli, të martën betimi

15:15, 25/06/2023
A+ Aa A-

Të martën, më 27 Qershor është përcaktuar konstituimi i këshillit të ri bashkiak të Bashkisë së Himarës të dalë pas zgjedhjeve vendore të 14 Majit. Po atë ditë duhet të betohet edhe Fredi Beleri si kryetari i i kësaj bashkie.

Por, Beleri ndodhet në qeli që prej datës 12 Maj, nën akuzën e korrupsionit në zgjedhje. Mediat greke i kushtuan vëmendje kësaj çështjeje, duke publikuar edhe një qëndrim të qeverisë ku thuhej se po ndiqej me interes dhe se Beleri duhet të marrë pjesë në mbledhjen e parë të këshillit bashkiak.  

Për këtë, Fredi Belerit i duhet një leje nga burgjet, me miratimin e SPAK për të qenë i pranishëm. Por, ende në Prokurorinë e Posaçme nuk ka mbërritur një kërkesë për leje nga ana e avokatëve ose vetë Fredi Belerit.  Ligjit për lejet e posaçme parashikon që ajo merret në raste dasmash, vdekjesh dhe provimesh. Në këtë rast nuk është e përcaktuar në ligj se çfarë duhet të ndodhë dhe nuk dihet çfarë qëndrimi do të mbajë Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve së bashku me SPAK.

Fredi Beleri ka kërkuar disa herë që të që të lirohet nga qelia, por kërkesat e tij janë rrëzuar nga gjykatat. Së fundmi Apeli i Gjykatës së Posaçme i ka rrëzuar Belerit dhe pretendimet për arrestim të paligjshëm dhe pavlefshmëri të përgjimeve. 

Beleri akuzohet se ka dhënë para në këmbim të votave gjatë zgjedhjeve vendore të 14 Majit. Ai u ndalua së bashku me Pandeli Kokaveshin, i cili u lirua nga qelia për shkak të problemeve shëndetësore. 

Klan News

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco