Lajmi i fundit

LIVE/ Punimet e Konventës Kombëtare të Partisë së Lirisë

‘Kam objektiv të mund Ramën, jo të përplasem me Berishën…’/ Bardhi: 29 korriku, ilegjitim

‘Kam objektiv të mund Ramën, jo të përplasem me Berishën…’/ Bardhi: 29 korriku, ilegjitim

18:12, 24/06/2023
A+ Aa A-

"Kam objektiv të mund Ramën, jo të përplasem me Berishën që të fitojë Rama", u shpreh deputeti i PD-së Gazment Bardhi në lidhje me proceset që po ndodhin brenda partisë së vulës, duke lënë të kuptohet se Lulzim Basha ka qëllim të punojë me Edi Ramën.

I ftuar në News24, Bardhi ka theksuar edhe njëherë tjetër se ‘për aq kohë sa s’ka një vendim, nuk mund të ketë zgjedhje më 29 korrik.’

Bardhi tha se procesi i njëanshëm i nisur nga mbështetësit e Lulzim Bashës, do ta fuste Partinë Demokratike në një ngërç legjitimiteti.

Bardhi: Nuk ka mbaruar gara dhe nuk dua të paragjykoj. Për aq kohë sa s’ka një vendim, nuk mund të ketë zgjedhje më 29 korrik. Unë mendoj dhe vlerësoj se çdo faktor dhe autorë brenda PD-së duhet të mendojë për më të mirën e partisë dhe shuarjen e konfliktit. Nëse nuk e bëjmë do dobësohet PD dhe blloku opozitar.

Shqetësimi është që procesi i zgjedhjes së lidershipit të mos e fusë PD-në në një ngërç të ri. Druaj dhe kam frikë se do e fusë PD-në në një ngërç legjitimiteti që do vejë në pikëpyetje çuarjen para të parties.

Që në momentin që thoni se rezultati është i njohur, nuk është proces i drejtë transparentë por farsë.

Gjykoja që pas 9 shtatorit duhet të ofronim një model të ri të organizmit dhe proceseve brenda PD-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco