Betimi i Veliajt, Brahimllari: Tirana duhet të shkojë në zgjedhje të reja

19:01, 23/06/2023
A+ Aa A-

Nënkryetari i Partisë së Lirisë dhe kryetari i Grupit të Këshilltarëve të Bashkisë së Tiranës, Endrit Braimllari, i ftuar në ''Syri Digjital'', në Syri Tv, përballë gazetarit Bled Marku, u shpreh se betimi i Veliajt ne taracën e bashkisë, është thyerje e rregullores dhe se nëse do ishim një vend normal, Tirana duhet të shkonte në zgjedhje të reja.

Sigurisht do shtohen denoncimet në Prokurori sepse është kjo është detyra kryesore e këshilltarëve, është detyra kryesore e grupit tonë, që në vendimin e parë përsa i përket vendimmarrjes që morën në mënyrë të jashtëligjshme për tu betuar në taracë.

Si mund të betohesh në taracë? Nëse do ketë ky vend gjykata korrekte që zbatojnë ligjin, Erion Veliaj duhet të shkojë përsëri në zgjedhje në Bashkinë e Tiranës, se e përcakton qartë rregullorja.

Ju e patë çfarë ndodhi në Bashkinë e Hasit, nuk i jepnin mandatin kryetarit të zgjedhur, i kishin bllokuar zyrën. E kupton çfarë bëjnë apo jo?

Për betimin e Veliajt do të ndjekim gjithë kuadrin ligjor që përcaktohet në rregullorin e Këshillit por edhe në ligjin e vetë qeverisë vendore .

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco