Nga Bislim Ahmetaj: Tre 'djemtë' apo 'tre policët' e Kosovës

Nga Bislim Ahmetaj: Tre 'djemtë' apo 'tre policët' e Kosovës

16:52, 23/06/2023
A+ Aa A-

Edi Rama është aq i lig, bizar dhe i maskuar pas detajeve sa që dje për të mos i dëmtuar marrëdheniet vëllazërore me Vuçiçin & Soros Junior i kërkon atij (atyre) t’i lirojë pa kushte "tre djemtë", por në të njëjtën kohë si për tu lëpirë nëpër plagët e gjakut të derdhur ndër dekada për liri dhe pavarësi të shqiptarëve në trojet e tyre në Kosovë, siç ja lyp puna e karriges së pushtetit për të mos i tejkaluar limitet në marrëdhëniet e tij folklorike me shqiptarët në Kosovë se përmend që ata janë policët e Republikës së Kosovës.

Sepse kaq e ka lejen, kaq e ka lakun.

Ai  afron si kusht për vazhdimin e "bashkim vëllazërimit" lirimin pa kushte të  "tre djemve" por jo të tre efektivëve të një policie të një shteti të pavarur e sovran që po përpiqet të zbatojë ligjin dhe kushtetutën e vendit të tij.

Kush mund të ma gjejë një deklaratë të politikanëve të  BE-së, SHBA-së, NATO-s apo ndonjë vendi të veçantë që i ka personalizuar tre punonjësit e policisë së Kosovës, të cilët u grabitën dhe u morën peng nga reparti special në varësi direkte dhe që merr urdhra drejtpërdrejt nga Presidenti Vuçiç (njëlloj si reparti i sampistave të 336-s që krijoj Ramiz Alia në vitet 88-91) me emërtimin "tre djemtë".

Jo dhe jo, të gjithë aktorët politikë dhe ushtarakë që janë përfshirë në deklarata, pro apo kundër këtij veprimi arbitrar të Serbisë së Vuçiçit i kanë thirrur apo adresuar tre efektivët e policisë së Kosovës me emrin e detyrës që ishin duke kryer dhe uniformës që po mbanin në momentin e marrjes peng, përjashto Edi Ramën, Kryeministrin e Shqipërisë, bashkëpunëtorin dhe mbështetësin kokëfortë, historik të nismës " Ballkani i Hapur"  nismë kjo që legjitimon krijimin e Jugosllavisë së Re dhe hegjemoninë e Serbisë në Ballkanin Perëndimor.

Sot Rama e paska dredhur "tre djemtë" sot i paska bërë policë të Kosovës.

Kush ta shkuli veshin Edvin?

Vëllai Vuçiç, shefi i parave të pushtetit tënd Soros Junior,  Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, apo pengu që ke me drejtësinë amerikane në çështjen McGonigal?!?

Gjithsesi je bërë aq i pabesueshëm sa edhe Lulzim Basha dhe Jemin Gjana dhe Arben Ahmetaj kanë filluar të dyshojmë tek "besa" që ju ke dhënë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco