Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Manjani: Yurit udha e mbarë i qoftë, se na e hapi barkun më shumë se çdo ambasador

Manjani: Yurit udha e mbarë i qoftë, se na e hapi barkun më shumë se çdo ambasador

12:40, 21/06/2023
A+ Aa A-

'Udha e mbarë të qoftë' kështu e ka nisur statusin ish ministri i drejtësisë, Ylli Manjani në drejtim të ish ambasadores Yuri Kim në Shqipëri.

Manjani ka theksuar se largimi i Kim nuk zgjidh thelbin e problemit: Përdorimin politik të ambasadës nga ana e qeverisë.

Postimi:

Yurit udha e mbarë i qoftë, se na e hapi barkun më shumë se çdo ambasador tjetër në këtë vend!

Nuk do na mungojë hiç!

Por largimi i saj, nuk zgjidh thelbin e problemit: përdorimin politik të ambasadës nga ana e qeverisë.

Ambasadori ka një rol personal padyshim dhe Yuri ishte ekstremisht e përfshirë me punët e pushtetit politik në Shqipëri. Por mandati absurd që i është dhënë amerikanllëqeve në këtë vend i kalon përmasat e ambasadorit.

Këtë "mandat" disi, dikush duhet ta heqë.

Në radhë të parë populli shqiptar duhet të kuptojë se problemet e tij nuk i zgjidh asnjë ambasadë apo qeveri e huaj.

Asnjë ambasadë apo qeveri e huaj nuk do na bëjë ne shtetin as ligjin.

Duhet të kuptojmë të gjithë se loja me ambasadorë është lojë pushteti politik dhe jo rruga drejt shtetit të drejtë,demokracisë, ekonomisë së lirë dhe mirqenies.

Asnjë ambasadori,as qeverie të huaj,nuk i plas fare,po fare fare për shtetin, demokracinë ekonominë e mirqenien tonë. Ata i shërbejnë thjesht interesave të shteteve të veta.

Nëse nuk kuptojmë kaq gjë, se ikën Yuri e vjen Yuri tjetër, ska asnjë dallim.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco