Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

VIDEO/ Projektligji për pastrimin e parave, Spaho: Nuk doni ta luftoni, disa banka të përfshira

12:36, 21/06/2023
A+ Aa A-

Gjatë mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë, deputeti i PD-së Edmond Spaho ka ngritur shqetësimin për pastrimin e parave në Shqipëri, duke hedhur akuza të rënda për disa banka në vendin tonë.

Gjatë fjalës së tij, Spaho theksoi se ‘qeveria është vetë e përzier kokë e këmbë dhe nxit politika favorizuese ndaj pastrimit të parave dhe botës së krimit të organizuar’, kjo edhe nëpërmjet bankave.

Debati në komision:

Spaho: Qeveria është vetë e përzier kokë e këmbë dhe nxit politika favorizuese ndaj pastrimit të parave dhe botës së krimit të organizuar.

Shalsi: Të akuzosh sistemin bankar për pastrim parash është shumë e rëndë, të paktën e dalë nga goja e një deputeti.

Spaho: Nuk po akuzoj sistemin bankar por ka banka të caktuara që janë të përziera në këtë punë. Unë nuk po bëj betejë politike por po i referohem fakteve. A jemi në listën gri të pastrimit të parave? Po jemi. Ka pasur probleme por ne nuk po i zgjidhim sepse ndërtimi është fushë ku pastrohen para gjerësisht, pse, se s’ka rregulla. Dhe ta shpjegova që nuk ka ndonjë vend të botës.

Braçe: Në të cilin vend të botës nuk ndodh?

Spaho: Në cilin vend të botës ndodh që të marësh leje ndërtimi se i kam paratë vetë. Një vend që është në listën gri nuk hap lojërat e fatit sepse atje pastrohen para. Një vend në listën gri nuk bën amnisti fiskale.

Ju këtë keni të keqe se ju krahasoni veten tuaj me Anglinë, me ShBA-në, me Gjermaninë por ju s’keni asnjë institucion që të kontrollojë sepse jeni të kalbur. Unë nuk e kam me deputetin, e kam me kryeministrin dhe kjo është një iniciativë e tij për të marrë institucionin në kontroll. Ju po transformoni fjalët e mia, nuk thashë sistemi bankar, por në Shqipëri ka banka që janë të përfshira në pastrimin e parave. Dhe ia aludova mjaft qartë zonjës se për kë bankë e kam fjalën dhe ajo e di shumë mirë se ka qënë Minsitre Financash. Janë përzier lart fare gjërat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco