Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Yuri Kim largohet me sloganin e Edi Ramës në gojë: ‘Ecni përpara’...

Yuri Kim largohet me sloganin e Edi Ramës në gojë: ‘Ecni përpara’...

11:16, 21/06/2023
A+ Aa A-

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim, në fjalën e saj të fundit si ambasadore në Shqipëri, ka dhënë një mesazh lamtumire, “mos u ndalni, përpara”.

Në një kohë dhe realitet tjetër ky do të ishte një mesazh i pakomentueshëm, por duke ditur sjelljen jodiplomatike gjatë ushtrimit të detyrës nga Kim, duket se përsëritja e sloganit të Rilindjes është i qëllimshëm.

Por të mos harrojmë se Kim ishte vulosësja e shkeljeve dhe autokracisë së qeverisjes socialiste në Shqipëri.

“Mos u ndalni, vazhdoni të ecni përpara. SHBA-ja do të jetë me ju hap pas hapi. Ne nuk do të lodhemi në mbështetjen me aspiratat e popullit shqiptar në vendin që i takon në BE. Kemi forcuar demokracinë. Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes ka parë arritje”, ka thënë Kim në mesazhin e saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco