3 policët do dalin para gjyqit/ Edhe Britania kërkon lirimin urgjent

3 policët do dalin para gjyqit/ Edhe Britania kërkon lirimin urgjent

10:07, 16/06/2023
A+ Aa A-

Tre policët e rrëmbyer para dy ditësh në brendësi të Kosovës janë në Kralevë, ku momentalisht po zhvillohet seanca gjyqësore ndaj tyre.

Kështu ka bërë të ditur avokati serb, Çedomir Stojkoviç.

Në këtë seancë gjyqësore, gjyqtari në Kralevë do të vendosë nëse tre policët do të mbeten në paraburgim ose do të lirohen.

Ndërkohë pas SHBA, edhe Britania e Madhe ka bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm të tre policëve kosovarë. Ndërsa po ashtu i ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që kryetarët e katër komunave veriore të ushtrojnë detyrën nga objekte alternative dhe të largohet njësiti special i Policisë së Kosovës nga ndërtesat e komunave në veri. Po ashtu është bërë thirrje për zgjedhje të reja dhe fillim të themelimit të Asociacionit.

“Ne bëjmë thirrje për lirimin e menjëhershëm të tre policëve kosovarë të arrestuar më 14 qershor. I Bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë të përmbahen maksimalisht, të evitojnë masat e njëanshme dhe të marrin veprime të menjëhershme për shtensionim. Ne i përsërisim thirrjet ndaj kryeministrit Kurti dhe qeverisë së tij që të sigurojë që kryetarët e zgjedhur të ushtrojnë detyrat e tyre nga lokacione alternative jashtë objekteve të komunave dhe që njësitet speciale të policisë të tërhiqen nga ndërtesat e komunave. Zgjedhje të reja gjithëpërfshirëse të shpallen sa më shpejt të jetë e mundur. Ne presim dhe inkurajojmë serbët e Kosovës të marrin pjesë në ato zgjedhje. Ne presim që Kosova dhe Serbia të angazhohen menjëherë në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe në veçanti të fillohet, pa vonesa të mëtutjeshme, me themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”, thuhet në reagimin Qeverisë së Britanisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco