Berisha: Një lajm shumë i keq për Ramën, dosja Rama-McGonigal është bashkuar me dosjen ruse

18:58, 15/06/2023
A+ Aa A-

Kryetari i PD,  Sali Berisha, ka komentuar sot mbi qëndrimin që po mban Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ndaj Kosovës në këto momente delikate dhe të rrezikshme, i ftuar nga gazetarja Sonila Meço në emisionin Task Force në SYRI TV.

Berisha veçoi dy momente nga pozicioni që ka zgjedhur Rama të mbajë ndaj Kosovës dhe arsyet që fshihen pas atij qëndrimi në shumës -“qysh dje ne jemi 100% të fokusuar tek lirimi i tyre” - si edhe ka bërë të ditur një fakt të ri: “Dosja shqiptare, e cila ishte vërtet Rama – McGonigal, pa rusë në mes, është bashkuar me dosjen ruse, një lajm jashtëzakonisht i keq për Edi Ramën”.

Ndiqni një pjesë nga fjala në studio:

Sonila Meço: Z. Berisha, qëndrimi zyrtar i Tiranës i shprehur nëpërmjet Kryeministrit, e ndihmon, është neutral apo e pengon situatën në të cilën ndodhet Kosova, duke respektuar faktin se jemi dy shtete të pavarura?

Sali Berisha: Ky qëndrim, nuk ka diskutim që ka vetëm një qëllim, të ndihmojë personalisht Edi Ramën sadopak nga afera e tmerrshme McGonigal.

Sonila Meço: Si e ndihmon nga afera McGonigal? Shumë njerëz pyesin.

Sali Berisha: Edi Rama do që të bëhet një lojtar i rëndësishëm në këtë krizë, që pas Ukrainës është më e madhja, më e rrezikshmja në Europë.

Bledian Koka: I rëndësishëm ishte edhe Thaçi, z. Berisha. Lojtar i rëndësishëm ishte edhe Thaçi, në momentin kur po shkonte në Uashington, por e zbritën nga avioni dhe e çuan në Hagë.

Sali Berisha: Po, por problemi është tjetër ky. Ky tani, duke ditur lidhjet që ka me Alex Sorosin e të tjerë, përpiqet tani të krijojë një vend në këtë proces, vëllazërinë që ka me Vuçiçin, në mënyrë që gjykata të merret, ta zëmë me Damianin, me ca të tjerë aty, dhe po e lëmë këtë veças.

Sonila Meço: Kaq e rëndësishme është kjo çështje për DASH, z. Berisha, për SHBA, sa të mundet të ndikojë edhe ...

Sali Berisha: Pa diskutim, kjo përbën një nga krizat më akute në Europë dhe Europa është vendi më delikat, në kuptimin e asaj, vendi i Aleancës së Atlantikut, vendi i konfrontimit me Rusinë etj. etj. Çështja është jashtëzakonisht e rëndësishme, këtu nuk duhet të kemi më dyshje sepse dihet strategjia e Putinit për një konflikt në Ballkan e të gjitha këto. Ndaj ky, po ta vesh re, flet e thotë “jemi të fokusuar” !!!.

Tani, që është i fokusuar ky që flet me Vuçiçin, këtu të mos ketë kush asnjë diskutim, por është pra përpjekje e tij për të marrë një rol sa më eminent për të lehtësuar pozicionin, sepse “zëra”,  zëra të ndryshëm thonë se procesi hapet në korrik. Nuk kam të dhëna të sigurta, po...

Sonila Meço: Procesi McGonigal?!

Sali Berisha:  Por vetëm ka një gjë që e rëndon shumë çështjen, dosja shqiptare, e cila ishte vërtet Rama – McGonigal, pa rusë në mes, është bashkuar me dosjen ruse gjë e cila është lajm jashtëzakonist i keq për Edi Ramën!/ar.sh/SYRI.NET

(Postimi Ramës dje në Twitter)

Image

Në vijim, debati i plotë në Task Force.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco