'Rama i shërben planit të ndarjes së Kosovës, duke përdorur Asociacionin!'

'Rama i shërben planit të ndarjes së Kosovës, duke përdorur Asociacionin!'

09:47, 14/06/2023
A+ Aa A-

Nga Petrit Vasili

Projekti i ndarjes së Kosovës dhe shkëmbimit të territoreve është lobuar shumë fort nga Serbia si objektiv i pandryshuar i saj dhe është mbështetur me të gjitha fuqitë nga Edi Rama.

Ky projekt që u diskreditua dhe u bllokua pjeserisht tre vjet me parë nuk është ndaluar, por thjesht është ridimensionuar, ka ndryshuar strategji dhe instrumentet e tij.

Hapi i parë për të shkuar drejt tij ishte Ballkani i Hapur, hap kaq i diskredituar haptas anti Kosovë ku roli i Edi Ramës ishte thellësisht negativ dhe proserb.

Hapi i dytë është aktualisht Asociacioni i cili është një tjetër mënyrë për të shkuar tek projekti bazë i Beogradit për ndarjen dhe shkëmbimin e territoreve në Kosovë.

Kujtoni se çfarë thoshte me shumë qartësi Sonja Biserko Kryetarja e Komitetit te Helsinkit të Serbisë që dy vjet më parë dhe pikërisht në nëntor 2021.

Sonja Biserko: "Sigurisht, sepse gjithçka varet nga mënyra se si Beogradi e interpreton një Asociacion të tillë. Tendenca është një status si Republika Srpska, që do të thotë një shtet tjetër jofunksional në fqinjësi. Është një metodologji shumë e ngjashme me atë ruse, e cila destabilizon “fqinjin i ngushtë” përmes pakicave ruse në ato vende".

Pra formimi i një Republika Srbska në Kosovë dhe realisht dezintegrimi e relativizimi i Kosovës është plani i pandryshuar i Vuçiçit.

Po ashtu Sonja Biserko vazhdon lidhur me incidentet që ndodhen në Veri të Kosovës dy vjet më parë.

Sonja Biserko: "Incidentet në veri janë provokim dhe dëshirë për ta bërë Prishtinën përgjegjëse. Veriu kontrollohet nga serbët, ose më saktë nga krimi i organizuar.

Sonja Biserko: "Gjithçka tregon se barrikadat janë organizuar nga Beogradi. Fatkeqësisht, serbët në Kosovë janë nën kontrollin e rreptë të Beogradit dhe ata nuk janë në gjendje të përcaktojnë interesat e tyre. Ata janë të instrumentalizuar për interesat e Beogradit që nuk përkojnë me interesat e tyre".

Sot pas dy vitesh ripërseritet saktësisht i njëjti skenar dhune në funksion të të njëjtit plan të vjetër për ndarjen dhe shkëmbimin e territoreve të Kosoves.

Vuçiç ka një strategji të qartë të moszbatimit dhe bllokimit të të gjitha marrëveshjeve të arritura, por të pafirmosura prej tij, për të fituar kohë.

Fajësimi i Kosovës është një manovër shumë e trashë në funksion të planit të vjetër të ndarjes së Kosovës.

Të jesh kundra Kosovës sot do të thotë të jesh me bandat kriminale të telekomanduara nga Beogradi.

Se kush është fajtori, provokatori, dhunuesi edhe i KFOR-it, ka vetëm një emër, që është Aleksander Vuçiç.

Rama thjesht po shërben si një renegat, që përdoret me regji në funksion të planeve të ndarjes ku ka qenë pjesë aktive prej vitesh dhe kjo është konfirmuar edhe nga Karl Bild,Sonja Biserko, Vuk Jeremiç.

Në gusht 2018, ish-Kryeministri i Suedisë Carl Bildt kishte shkruar për Washington Post se Kryeministri Rama i kishte thënë se ishte dakord me idenë e Vuçiçit.

Sonja Birseko, Kryetarja e Komitetit të Helsinkit në Serbi, ka thënë në tetor 2018 se Vuçiç dhe Rama ishin marrë vesh në Nish për planin e ndarjes së Kosovës.

Ish-Ministri serb Vuk Jeremiç kishte denoncuar treshen Vuçiç-Rama-Thaçi për këtë plan dhe për lobimin për të.

Ndaj veprimet e Ramës, përfshi anullimin e mbledhjes se dy Qeverive Shqipëri Kosovë të datës 14 qershor si dhe klithmat e tij per sanksione kundër Kosovës, janë vazhdim i të njëjtit skenar të vjetër të ndarjes dhe shkëmbimit të territoreve të Kosovës, por me forma të tjera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco