Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

Burimi: PD e Rithemelimit duhet të futet në 'lojën e të marrëve', ta marrë partinë nga brenda

13:01, 13/06/2023
A+ Aa A-

Genc Burimi analist, i ftuar në 'Kafe Shqeto' në Syri Tv u shpreh se PD e Rithemelimit duhet të futet në lojën e krijuar nga ‘partia e vulës’ për ta marrë partinë nga brenda.

Kam dy vite që e them, nuk duhet të merremi më me Bashën,, Basha ka qejf dhe është rikthyer dhe është e drejta e tij të bëjë ça të dojë. Pse të mos shkojnë elementë që janë 'pro Berishistë' që të krijojnë një masë kritike në këtë degëzim të mbrapsht të PD, dhe ta kthejnë për mbarë. Ky traget ka marrë kot dhe ankorimi i funditishte pa kapiten. Ato pasi marrin vulën dhe gjithçka, më vonë mund të shesin edhe ndërtesën dhe shkojnë para 2025 dhe bëjnë deklaratë që e mbyllëm PD. Si një ndërmarrje private që e mbyll. Berisha me moshën dhe eskperiencën që ka, duhet të kuptojë që duhet të kalojmë përtej postulateve, duhet të hymë në lojën e këtyre të marrëve për tua marrë partinë nga brenda. Ndryshe do hyjnë përsëri në 2025 të ndarë dhe Rama ka prapë një mandat të ri, është e qartë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco