Lajmi i fundit

Vrasja e çiftit të moshuarve në Dropull, tre persona shoqërohen në polici

Publikimi i testit të maturës shtetërore/ Kërpaçi: Rama vazhdon, vret ëndrrat e të rinjve!

Publikimi i testit të maturës shtetërore/ Kërpaçi: Rama vazhdon, vret ëndrrat e të rinjve!

12:35, 13/06/2023
A+ Aa A-

Është publikuar sërish në rrjetet sociale testi i maturës, kësaj here i matematikës, vetëm 20 minuta pasi maturantët janë futur në provim.

Në lidhje me këtë problem që tashmë është bërë i zakonshëm kur provimet e maturës shtetërore fillojnë, ka reaguar dhe nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Floida Kërpaçi.

Kërpaçi shkruan se teza e maturës shtetërore e cila supozohet se përgatitet më shumë profesionalizëm dhe në fshehtësi të plotë, del  e postuar në rrjete sociale para se sa të nisë provimi.

Nënkryetarja e PL-së shton më tej se edhe sot asnjë nga institucionet publike nuk mban përgjegjësi dhe asnjë hetim administrativ nuk është nisur nga Ministria e Arsimit.

Stutusi i plotë:

Proçesi i Maturës Shtetërore është një flluskë e madhe sapuni, e mbushur plot me padrejtësi dhe pabarazi!

Tezë e maturës shtetërore, e cila supozohet se përgatitet me shumë profesionalizëm dhe në fshtehtësi të plotë, del e postuar në rrjetet sociale përpara se sa të nisë provimi dhe vetë maturantët në testim të njohurive ta shohin.

Pra, nuk mund të përjashtojmë asnjë shqetësim legjitim të mijëra maturantëve dhe prindërve të tyre, që tezat e maturave shtetërore në të vërtetë kanë një çmim dhe me njohjet e duhura, dikush arrin ti sigurojë dhe të zhvillojë një provim duke i pasur zgjidhjet gati.

Sot doli teza e matematikës, më parë ka dalë ajo e tezave të tjera. Mirëpo edhe sot asnjë nga institucionet publike nuk mban përgjegjësi, asnjë hetim administrativ nuk është nisur nga Ministria e Arsimit, ndërsa qeveria Rama vazhdon vret ëndrrat e të rinjve që praktikisht padrejtësia i çon në emigrim.

Suksese në jetë maturantë, se në maturë merita nuk ka vend…!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco