SYRI TV/ Sulmet e Ramës ndaj Kurtit, reagon Berisha: Qëndrime të porositura nga Vuçiç

12:32, 13/06/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se qendrimet e ashpra të Edi Ramës ndaj qeverisë së Kosovës dhe Albin Kurtit kanë si shtysë aferën korruptive “Mcgonigal”. Sipas Berishës, Rama po kërkon të shpëtojë veten nga skandali ku është përfshirë, por do të dështojë pasi ligji i SHBA i dënon të gjithë njëlloi. Ai i bëri thirrje ndërkombëtarëve të mos lejojnë ndërhyrjet e Edi Ramës në punën e brendshme të Kosovës.

SYRI TV

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha i cilëson sulmet e vazhdueshme të kryeministrit Rama ndaj qeverisë së Kosovës, si një përpjekje për të shpëtuar nga afera korruptive “McGonigal” në të cilën është përfshirë. Në një reagim në Facebook, Berisha shkruan se qëndrimet e Edi Ramës kundër Albin Kurtit për sa i takon marrëdhënieve të tij me SHBA,  kanë si qëllim rënien në sy tek aleatët, por sipas  kryedemokratit këto përpjekje janë të dështuara, pasi me ligjin e SHBA të gjithë dënonohem njëlloj.

Rama me këto veprime kërkon të ngjallë mëshirë për veten e tij për aferën e tmerrshme të korruptimit me ryshfet të ish shefit të kundërinteligjencës së FBI për New York-un, McGonigal gjatë kohës që ai ishte në detyrë. Në këtë aspekt Rama është njeri i pashpresë mbasi në ligjin e SHBA dënohen njëlloj, si ai që merr ryshfet ashtu dhe ai që jep ryshfet. Përveç kësaj kjo çështje është bërë edhe më e rëndë sepse së fundi prokurori i SHBA ka kërkuar bashkimin e dosjes shqiptare që gjykohej në Washington me dosjen ruse që gjykohet në New York. Kjo do të thotë se aferat janë të lidhura njëra me tjetrën dhe përveç McGonigal, dy personazhe të tjera të zeza tani janë: Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe përfaqësuesi i Putinit, Oleg Deripaska, biznesmen spiun rus me 6 kompani deri në fund të vitit 2022 edhe në Shqipëri.

Berisha shton më tej në reagim e tij se qëndrimet e ashpra të Ramës ndaj Kurtit janë të porosituara   nga Presidenti i Serbisë Aleksandër Vucic. Ai i bëri thirrje aleatëve të mos lejojnë ndërhyrjet e kryeministit Ramë në situatën e tensionuar në veri të Kosovës.

‘Me këto sulme ai zbaton porositë e padronit të tij Vuçiç, për të demonizuar figurën e Albin Kurtit si komunist i pakorrigjueshëm dhe paraqitur presidentin e serbomadhisë Vuçiç si konstruktiv. Ndaj i bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar të mos lejojë ndërhyrjet brutale të Edi Ramës në punët e brendshme të Kosovës dhe në lojën e forcave politike aty për një çështje e cila sot është në tryezën e zyrave më të fuqishme në hapsirën euroatlantike’, shkruan Berisha.

Sipas kryedemokratit, këto ndërhyrje nuk ndihmojnë aspak në zgjidhjen e krizës por e ndërlikojnë më shumë atë.

 

  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco