Përçarja brenda PD-së/ Gashi: Basha të japë llogari ku ishte 1 vit e gjysmë, është paguar me lekët e qytetarëve

11:58, 13/06/2023
A+ Aa A-

Shpend Gashi, pedagog i ftuar në ''Kafe Shqeto'' në Syri Tv, komentoi ndodhitë e fundit brenda ‘grupit të vulës’ duke mos harruar dhe rikthimin e Bashës.

Gashi u shpreh se ka përçarje brenda tyre,pasi me largimin e tij nga politika për një vit e gjysmë, Basha i kaloi gjithë peshën Bardhit dhe Alibeajt.

Ai shtoi gjithashtu se Basha po bie ndesh me ato çfarë ka kërkuar, konkretisht për zhdukjen e frymës Berishte nga politika, ndërkohë që dëshiron të drejtojë një parti me të njëjtën frymë.

Si Alibeaj dhe si Basha janë futur në kuadrin e procedurave juridike. Emëruesi i tyre i përbashkët është aftësia për të pritur, ata duan ta privatizojnë Partinë Demokratike me anë të një vule dhe ta kthejnë si të duan.  Ka një lloj lufte brenda fraksionit të vulës që do thotë që z. Bardhi mund të jetë ndjerë i përdorur nga Basha për asye se një vit e gjysmë largim total nga politika i ka lënë gjithë peshën Bardhit dhe Alibeajt në ditët më të vështira të PD-së dhe pas një shkatërrimi total në zgjedhje kthehet si fitimtar, si Cezar. Ndërkohë që gjëja e parë që duhet të bëjë zoti Basha është të japë llogari ku ishte një vit e gjysmë që u zhduk nga politika sepse është paguar nga qytetarët ne statusin e deputetit. E dyta, hartimet e veta prej një fëmijë të klasës 5 apo 6, janë  nga personi i gabuar që ka shkelur çdo parim dhe që tani e ngre si parim.

Lufta brenda llojit mes Bardhit dhe Bashës do vijojë sepse tani është ajo ‘Unë kam një vit e gjysmë këtu që të pres, e ndërkohë ti vjen dhe do të më nxjerrësh’’. Me pak fjalë kjo është lufte pastër politike dhe gjithë akuzat që kanë bërë kundrejt grupit të Rithemelimit kanë rënë. Kanë rënë sepse nëse ti do të luftosh 'frymën Berishiste' brenda partisë ti nuk po bën gjë ndryshe. Ti do ta marrësh partinë me po atë frymë që ti këmbëngul që duhet çrrënjosuar nga politika. Domethënë ky është absurditeti logjik që ndodh te grupi vulës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco