Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

Kurti ‘gozhdon’ Ramën: Draftin propozoja Vuçiçit për shqiptarët e Serbisë gjatë Ballkanit të Hapur

Kurti ‘gozhdon’ Ramën: Draftin propozoja Vuçiçit për shqiptarët e Serbisë gjatë Ballkanit të Hapur

11:42, 13/06/2023
A+ Aa A-

Kryeministri Albin Kurti, komentoi për herë të parë draft-propozimin e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, për Asociacionin e komunave serbe në Kosovë.

Ai tha se Edi Rama t’ia propozojë këtë draft, presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, në takimin e radhës të Ballkanit të Hapur.

Por Kurti tha se Asociacioni duhet të krijohet për shqiptarët e Serbisë.

“S’kam dyshim që kryeministri Edi Rama, beson që propozimi i tij i drafstatutit është i mirë dhe duke qenë kështu, atëherë krejt çka unë propozoj është që kryeministri Edi Rama, këtë draftstatut për pakicat kombëtare t’ia prezantojë presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, më së largu në takimin e radhës për Ballkanin e Hapur për shqiptarët në Luginë. Patjetër që ai beson se është model i duhur, e këtë do të duhej t’ia bënte si propozim presidentit të Serbisë për shqiptarët në Luginë, aq më tepër që neni 8, pika 1 e Kushtetutës së Shqipërisë thotë se mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar kudo”, tha Kurti.

Kurti tha se ende nuk e ka parë draftin që Edi Rama ua ka dorëzuar liderëve evropianë për çështjen e Asociacionit. Kurti shtoi se beson që modeli i propozuar nga Rama është model që vetë Rama beson se është i mirë për pakicat, por adresa duhet të jetë Beogradi dhe kërkesa për shqiptarët në Luginë.

“Unë i besoj kryeministrit Rama që ai beson se ai model është i mirë për pakicat kombëtare, por edhe duke u bazuar në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, por edhe në kontekstin politik në të cilin ndodhemi, unë vetëm po tregoj se ku është adresa dhe cila duhet të jetë kërkesa për këtë model, pra adresa Beogradi, kërkesa për shqiptarët në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc. Unë nuk e di atë draft-statut, nuk e kam lexuar, por i besoj kryeministrit Rama që ai beson se është i mirë dhe i duhur”, shtoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco