Rama, një provokator me regji anti Kosovë!

Rama, një provokator me regji anti Kosovë!

09:39, 13/06/2023
A+ Aa A-

Nga Petrit Vasili/

Edhe dje në një ditë simbol për Kosovën Edi Rama nuk u ndal ne provokimet e tij me regji anti Kosovë.

I telekomanduar dhe i keqpërdoruar nga duar të keqia antishqiptare Rama jo pak po dy herë radhazi ju kthye dhe rikthye provokimeve te tij ordinere edhe dje.

Si një proserb i thekur teza e porositur që Rama përsërit si një papagall është se Kosova qenka në luftë me aleatët, perëndimore, se Kosova ka zgjedhur luftën dhe jo paqen, se Kosova kot lufton për sovranitet se ajo nuk është asgjë por është tokë e aleateve përendimore, se serbët dihet që ata janë pra ti pranojmë si të tillë, janë teza të neveritshme që edhe proserbët e deklaruar kujdesen të mos i thonë kaq hapur.

Telekomanduesit me regji të Ramës, të cilët po humbasin përditë terren përballë qëndrimit parimor, paqësor dhe kushtetues të Kosovës dhe Albin Kurtit kurdisin dhe rikudisin kukullën provokatore Rama sa herë që janë në hall.

Sa më shume humbet terren Serbia për shkak të rolit zjarrvënës dhe shovinist të saj aq më shumë shton provokimet Rama.

Provokimet e Ramës janë sa të poshtra aq edhe urrejtshëm anti Kosovë dhe ja përse:

[▪️] Së pari. Konflikti është mes Serbisë dhe ndërkombëtareve dhe jo mes Kosovës dhe aleatëve.

[▪️] Se dyti. Serbia po shkel dhunshëm marrëveshjen e Brukselit dhe Ohrit dhe jo Kosova.

[▪️] Se treti Serbia me skenar të planifikuar tërhoqi Kryetarët e Komunave në Veri për të provokuar kolaps politik, mbajtje ndezur të konfliktit me qellimin për të fituar kohe dhe për tu bishtnuar zbatimit të marreveshjeve të Ohrit dhe Brukselit.

[▪️] Së katërti. Zgjedhjet në Veri të Kosovës u kryen me bekimin dhe mbeshtetjen publike, të hapur dhe pa asnjë ekuivok të ndërkombëtarëve dhe në kordinim të plotë me ta bile edhe duke shtyrë disa muaj mbajtjen e tyre dhe duke përcaktuar një mandat të pjesshëm e të kufizuar në kohë.

[▪️] Së pesti Zgjedhjet u pershendetën hapur dhe publikisht nga ndërkombëtarët, që paralajmeruan këdo që do të pengonte konstituimin e Kryetarëve të sapozgjedhur.

[▪️] Së gjashti, në respekt të Kushtetutës dhe Ligjit Kryetaret e rinj të Komunave shkuan të marrin detyrën dhe sigurojnë shërbimet bazë për qytetarët e përfshirë edhe ata serbë.

[▪️] Së shtati Kriminelë dhe paramilitare serbë të armatosur organizuan perleshje të egra, që nuk kursyen as forcat e KFOR ku u plagosën 25 ushtarë të tij si dhe sulmuan policinë, që në mënyrë Kushtetuese mbeshteti vajtjen në detyrë të Kryetarëve të rinj të komunave.

Pra provokatori me regji, Rama nuk është në gjendje që të thotë qoftë edhe një fjali të vetme se ku paska gabuar Kosova, por i porositur përsërit se Kosova po luan luftash.

Provokatorët në Veri, ushtruesit e dhunës më të egër anti Kushtetute dhe antiligj janë Vuçiçi dhe Serbia, por provokatori Rama as guxon t'jua zërë emrin në gojë sepse është peng i tyre dhe përpiqet me çdo shpifje që të fajësojë Kosovën

Kosova është mirënjohëse pa fund ndaj ndërkombëtarëve, por Kosova nuk është tokë e ndërkombëtarëve, ajo është shtet i pavarur dhe qellimi i vetëm është forcimi dhe konsolidimi i ketij shteti dhe jo dobësimi, relativizimi deri edhe në shpërbërje, që është edhe qellimi i vetëm i Serbisë.

Teza e provokatorit Rama se : "Serbia dihet që kjo është", pra sipas tij ti hapim rrugë që do të thotë të plotësojmë orekset e saj shoviniste është tezë e vjetër e Beogradit dhe antishqiptareve të tjerë.

Jo, jo Serbia duhet të harrojë se është e privilegjuar ne tavolinen e bisedimeve apo ne terren. Serbia e ka humbur betejen e saj ne fushen e luftes me aleatet dhe UÇK ndaj nuk e mban dot peng Kosoven se keshtu i pelqen Edi Rames.

E vetmja provokatore dhe luftenxitese eshte Serbia dhe nuk ekziston as edhe nje fakt i vetem, qe te provoje te kunderten.

Situata eshte shume e qarte dhe Kosova dhe drejtuesit e qeverise kane qene shume te qarte se endrra e Serbise se madhe ka marre fund.

Per fat te keq ithtaret e Serbise se madhe, Vuçiç ne Beograd dhe Rama ne Tirane, jane te vetmit, qe me velat e anijes te drejtuar nga Lindja dhe stepat ruse, me deshperim i bejne sherbim asaj.

Pra nuk ka as çeshtje, as problem dhe aq me pak lufte mes Kosoves dhe aleateve euroatlantike.

Perkundrazi ka vetem nje lufte e konflikt te vazhdueshem dhe eshte ai mes Serbise dhe euroantlantizmit, si dimension i papranueshem per aksin Beograd Moske.

Neveri per provokatorin me regji Edi Rama ketij sherbetori te palodhur antishqiptar te te keqes, te anti Kosoves dhe te antiligjit.

Neveri per kete papagall proserb qe per te mbuluar 14 majin, kriminalizimin dhe narkoshtetin e tij shnderrohet ne bisht te shemtuar te Beogradit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco