VIDEO/ Berlusconi në lot për shqiptarët, publikohen pamjet kur ish-kryeministri italian qante për viktimat e tragjedisë së Otrantos

VIDEO/ Berlusconi në lot për shqiptarët, publikohen pamjet kur ish-kryeministri italian qante për viktimat e tragjedisë së Otrantos

22:05, 12/06/2023
A+ Aa A-

Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi u nda nga jeta sot, teksa mediat italiane kanë rikujtuar një episod nga viti i largët 1997 kur ish-kreu i qeverisë italiane shpërthen në lot për emigrantët shqiptarë të mbytur në kanalin e Otrantos.

Anija shqiptare me 142 persona në bord, u përmbys nga forcat detare italiane në Ngushticën e Otrantos, duke shkaktuar humbjen e jetës së 57 personave, të moshave nga 3 deri në 69 vjeç.

Në atë kohë, Berlusconi në opozitë është shprehur: Unë besoj se Italia nuk mund të pranojë t’i japë botës imazhin e dikujt që hedh në det dikë që po arratiset nga një vend fqinj, duke pasur frikë për jetën e tij, duke kërkuar shpëtim dhe arratisje në një vend ku ai e konsideron mik. Detyra jonë është t’i pranojmë ata që gjenden në këto kushte. Duhet ta lajmë këtë njollë që ka ardhur nga një vendim që nuk duhej marrë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco