VIDEO/ Çollaku e pranon hapur: Nuk mbledhim dot Këshillin Kombëtar pasi kanë ikur anëtarët

21:02, 12/06/2023
A+ Aa A-

Prej kohësh, një grusht deputetësh që kanë grabitur simbolet e Partisë Demokratike simulojnë mbledhje organesh të partisë. Organe që nuk ekzitojnë dhe nuk bëhet kuorumi në asnjërën prej tyre.

Anëtarët e Partisë Demokratike i kanë braktisur me kohë, më e fundit u vërtetua në zgjedhjet e 14 majit ku simbolet e marra peng nga ky grup deputetësh dolën forcë e katërt politike thuajse në gjithë Shqipërinë.

Të gjitha këto mbledhje janë simulime që bëhen për të krijuar perceptimin se janë parti, por që halli i tyre i vërtetë dihet nga të gjithë.

Ata duan të mbajnë të uzurpuar simbolet e një partie 32-vjeçare për interes të Edi Ramës.

Atyre nuk ju intereson as anëtarësia e PD, as militantët që janë shtylla kurrizore e partisë dhe as vota qytetare. Atyre ju intereson vetëm pazari dhe paraja.

Disa ditë më parë, në një mbledhje të simuluar Kryesie, ku nuk u mor vesh sa anëtarë merrnin pjesë, plasi një sherr mes deputetëve dhe disa mercenarëve të Lulzim Bashës të cilët gati rrahën deputetët që mendonin ndryshe dhe gazetarët që kryenin detyrën e tyre.

Tashmë është e qartë se në PD-në e Alibashëve po shqyejnë njëri-tjetrin vetëm për vulën. Ata janë të vetëdijshëm se jo vetëm nuk kanë anëtarët e partisë, por as Këshillin Kombëtar, as Kryesinë e asjë organ tjetër.

Kjo gjë u bë e qartë edhe në përfundim të mbledhjes së fundit të Grupit Parlamentar të ditës së hënë (12.6.2023).

Gazmend Bardhi kërkoi që Komisioni Zgjedhor i partisë duhet të emërohet nga Këshilli Kombëtar për procesin e zgjdhjes së kryetarit. Gjë që është refuzuar nga mbështetësit e Bashës me në krye Alibeajn.

E vërteta është se këtij grushti deputetësh nuk i bindet më askush, as anëtarët e KK. Ndaj ata refuzojnë të zbatojnë statutin e partisë.

Në përfundim të mbledhjes së Grupit Parlamentar, Kreshnik Çollaku, i njohur si një nga besnikët e Bashës ka pohuar se: Këshillin Kombëtar nuk e mbledhim dot sepse s’na vijnë më anëtarët.

Deputeti Kreshnik Çollaku ka thënë se duhet t’i hapet rruga sa më shpejt zgjedhjes së kryetarit të ri, por ka një vakancë në Këshillin Kombëtar pasi nuk i vijnë anëtarët.

“Dy janë vakancat emergjente, nuk ka një kryetar dhe ka një vakancë në Këshill, kështu që nuk ka çfarë të mblidhet. Prioritet të hapet procesi i zgjedhjes së kryetarit dhe plotësimin e Këshillit Kombëtar.”,- ka thënë ai.

Pra, ata e dinë që s’kanë asgjë nga PD-ja veç mbështetjes së Edi Ramës për të mbajtur me dhunë simbolet.

Çfarë po kërkon të bëjë Lulzim Basha?

Ai po kërkon të shmangë organin kryesor vendimmarrës që drejton partinë mes dy kuvendeve të zgjedhjes së kryetarit dhe të riemërojë vehten sërish kryetar i pa votuar nga anëtarët e partisë.

Pohimi i Çollakut i bërë pa u menduar ka nxjerrë sheshit lojën e Bashës. Lojë që s’ka njeri që nuk e di prej kohësh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco