KAFE SHQETO/ Jakaj: Jeta e shqiptarëve në rrezik nga barnat kontrabandë, janë më shumë se gjysma …

12:06, 08/06/2023
A+ Aa A-

Ndërsa tregu farmaceutik shqiptar po dominohet gjithnjë e më shumë nga medikamente xhenerike të prodhuara në Turqi, mjekët, pacientët dhe farmacistët po e gjejnë gjithnjë e më shumë zgjidhjen te kontrabanda nga vendet e BE.

Kjo ka ardhur si mungesë e barnave cilësorë të cilat kanë mungesë  të theksuar, duke nxitur drejtpërsëdrejti kontrabandën në tregun farmaceutik shqiptar.

Mjeku nefrolog Besnik Jakaj, ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në “Kafe Shqeto” në Syri Televizion ku është shprehur se barnave të falsifikuara ju ndryshohet data e skadencës dhe si pasojë konsumatori i cili i blen ato edhe pse nuk ka asnjë lloj garancie, pasi nevoja absolute për tu kuruar 'të shpien' në blerjen e tyre.

Pjesë nga deklarata e tij:

Besnik Jakaj: “Barnat kontrabandë janë të falsifikuara, të ripaketuara ju ndryshohet data e prodhimit dhe e skadencës nuk e ke të sigurt që ti po merr barnën që kërkon sepse je në dorën edhe mëshirën e kontrabandistëve.

Pra nuk ruhet kushtet e ruajtjes dhe të transportit të barit sepse ka një protokoll të caktuar nga prodhuesi për ruatjen dhe për kushtet që ruhet, ndahet dhe shpërndahet sepse duhet të ketë temperatura të veçanta për barna specifike ka rregulla shumë specifike.

Në këto kushte ata hynë kontrabandë përmes malit, hyjnë në kamiona, hyjnë në forma të ndryshme siç bëhen të gjitha kontrabandat e mundshme, e për pasojë ti nuk ke asnjë lloj garancie e sigurisht abuzohet me çmimin sepse ti ke nevojë absolute për shëndetin tënd nëse një barn nuk e gjen në farmaci sipas rregullave që qarkullojnë barnat në Shqipëri, për pasojë do ta blesh në dorë në mënyrë klandestine dhe çmimin e vendos kontrabandisti".

Klea Sula/ Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco