Berisha paralajmëron protesta: Do të kërkojmë hetim parlamentar për manipulimin zgjedhor

Berisha paralajmëron protesta: Do të kërkojmë hetim parlamentar për manipulimin zgjedhor

13:54, 07/06/2023
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha sot se opozita do të kërkojë hetim parlamentar për manipulimin zgjedhor.

“Natyrisht ne do ndjekim çdo procedurë ligjore, përfshi Strasburgun. Kjo ka vetëm një rrugë, protesta dhe vetëm protesta. Përballë kemi një armik të egër të lirisë së shqiptarëve, i cili pasi shpalli Kodin Zgjedhor një kinezëri, ndërmori çdo hap për të rrëmbyer votën e shqiptarëve.

Ndaj dhe ne, duhet me këtë situatë të ndërmarrim një dialog të fuqishëm mediatik dhe direkt, në mënyrë që të ngremë në këmbë lëvizjen e fuqishme që presin shqiptarët nga ne.

Kjo që ndodh në Shqipëri nuk ndodh në asnjë vend tjetër të botës. Nuk ndodh kurrë që kryeministri të caktojë kryetarin e koalicionit opozitar. Nuk ndodh kurrë që fondet elektorale t’u jepen kandidatëve të mazhorancës dhe asnjë qindarkë kandidatëve të opozitës. Nuk ndodh kurrë që qeveria të dërgojë zarfe me 50 mijë lekë për 683 mijë pensionistë në mes të fushatës elektorale. Nuk ndodh kurrë dhe nuk mund të ndodhë që administrata të shndërrohet në një polici politike të votës së shqiptarëve. Nuk ndodh kurrë që të shndërrohen në zgjedhës shëtitës 540 mijë shqiptarë.

Sirenat e një revolte të vërtetë po bien në mbarë vendin. 500 mijë shqiptarë që votuan si idealistë dhe i rezistuan industrisë gjigante të blerjes së votës, nuk u mposhtën nga makineria gjigante e frikësimit të zgjedhësve, janë të gatshëm të mbushin rrugët dhe sheshet e Tiranës dhe të përballen me këtë regjim armik, antikushtetues dhe antikombëtar. Kurrë ndonjëherë ky komb nuk ka qenë në rrezik shkatërrimi se në këtë periudhë.

Krahas kësaj, ne do intensifikojmë përpjekjet tona në parlament për të qenë zëri i qytetarëve. Do dorëzohet në parlament kërkesa për hetim parlamentar të këtyre zgjedhjeve. Kjo betejë do vazhdojë në parlament, në Strasburg, në të gjitha frontet.

I gjithë potenciali ynë është në mbrojtje të votës. Është e domosdoshme ta dorëzojmë sa më shpejt, sot ose nesër. Këto zgjedhje do hetohen, dhunimi i tyre ka filluar 5 muaj më parë. Strategjia e dhunimit të zgjedhjeve u shpalos nga 1 janari gjer sot në mënyrën më antiligjore. Hetimi parlamentar do u faktojë shqiptarëve të gjithë shkallën e manipulimit, do u faktojë monumentin e zi të blerjes së votës.

Rritja me 310 përqind e partisë së Doshit është dëshmia më flagrante e këtij fenomeni, në një kohë që Doshi është të paktën 10 herë më pak i pasur se Rama. Rama është kryeblerësi i votave në Shqipëri, Doshin e përdor si dëshmi se ky po vepron, por kryeblerësi i votave është Edi Rama.

Ndaj dhe duhet të bëhet lista e të gjithë kriminelëve elektoralë në mbarë vendin, t’i denoncojmë me emër dhe t’i turpërojmë. Ne jemi opozitë, ne nuk kemi më shumë në dorë se denoncimi,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco