VIDEO/ Vangjush Dako dorëzohet në Policinë e Tiranës

VIDEO/ Vangjush Dako dorëzohet në Policinë e Tiranës

17:47, 06/06/2023
A+ Aa A-

Struktura e Posaçme Anti Korrupsion, SPAK ka lëshuar ditën e sotme 10 urdhër-arreste për zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Bashkisë së Durrësit.

Në krye të fletë-arresteve të lëshuar nga SPAK, mësohet se është emri i Vangjush Dakos, kryebashkiak i Durrësit për 12 vite.

Burime kanë bërë të ditur për SYRI-n se Vangjush Dako është dorëzuar në drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Burimet bëjnë me dije se Dako do mbahet në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës deri sa te dal në gjyq për masën e sigurisë.

Ai ka qenë i shoqëruar nga avokati i tij.

Ndaj Vangjush Dakos është ngritur akuza e shpërdorimit të detyrës, në lidhje me një pallat pa leje.

Në mars 2023 ish kryebashkiaku i Durrësit u thirr në SPAK për tu marrë në pyetje lidhur me dosjen e hapur për dhënien e lejes së ndërtimit të 11 viteve më përpara, për një pallat i cili u dëmtua nga tërmeti i vitit 2019.

Atëherë Dako u mor në pyetje për gati 3 orë pikërisht për këtë çështje.  

AMBIENTET E POLICISE SE TIRANES, PASDITEN E SOTME:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Githbo06/06/2023 18:09

Aha. Shperdorim detyre per nje pallat pa leje. Nje akuze kot sa per te mbyll gjushi ceshtjen me publikun

Shto koment

Denonco