Xhaferri: Turizmi në “Champions League” në vendin ku 70% e banorëve nuk kanë mundësi financiare për pushime!

Xhaferri: Turizmi në “Champions League” në vendin ku 70% e banorëve nuk kanë mundësi financiare për pushime!

14:02, 29/04/2024
A+ Aa A-

Sot Edi Rama dhe shpura e tij të cilët jetojnë në një realitet virtual, ku arritjet dhe dështimet maten vetëm me pëlqimet në rrjetet sociale na bindën se jemi në “Champions League-n” e Turizmit.

Këtë fakt nuk e besojnë më as patronazhistët  dhe socialistët më të flakë, pasi falë liberalizimit të vizave nga qeveria Berisha çdo shqiptar e ka pasur mundësinë që një herë për hall apo për arsye të tjera të dalë jashtë vendit, sa për të kuptuar se çfarë do të thotë bum turistësh. 

Si një njeri që vij nga sipërmarrja më shumë se pëlqimet në rrjetet sociale jam i pritur t'u besoj fakteve dhe statistikave. 

Një raport i EUROSTAT i bërë publik për median në Shkurt të 2024 konstatonte se  mbi 51% e shqiptarëve nuk kanë bërë asnjë udhëtim, për të qëndruar të paktën një natë larg shtëpisë së tyre për qëllime personale pushimi.

Të pyetur për arsyet, gati 70% e shqiptarëve nga 15-64 vjeç pohojnë se nuk shkojnë për pushime për arsye financiare, më e larta në Europë. 

Këto shifra janë dëshmi e varfërisë që vjen si pasojë e korrupsionit që përgjatë një dekade ka rrënuar këtë vend, tashmë i braktisur nga aseti i saj më i madh, rinia. 

Është luks të flasësh për turizëm në një vend ku mungon infrastruktura rrugore dhe ku në gjithë vijnë bregdetare nga Velipoja në Sarandë, nuk ka edhe një banjo të vetme publike!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco