Gazetari Bledian Koka: Edi Rama e ka vendosur fatin e Veliajt

Gazetari Bledian Koka: Edi Rama e ka vendosur fatin e Veliajt

15:32, 29/04/2024
A+ Aa A-

Gazetari Bledian Koka ka deklaruar se kryeministri Edi Rama po përgatit asgjësimin politik të kryebashkiakut Erion Veliajt pas aferës “5D” ku drejtorët e emëruar prej tij përfunduan në burg për vjedhjen e miliona eurove.

Gjatë një postimi në rrjetet sociale, Bledian Koka thekson se Edi Rama ka vendosur të emërojë si “kryebashkiak në detyrë”, Andi Seferin, ndërsa shton se Veliaj do të thirret nesër në SPAK për korrupsionin galopant që ka pushtuar bashkinë e kryeqytetit.

Koka në reagimin e tij lë të nënkuptohet se Edi Rama pritet që të “shesë” edhe Veliajn i cili mesaduket ka ngrënë “dardha” pas kurrizit të kryeministrit.

Reagimi nga Bledian Koka:

“Asgjesimi publik i Erion Veliajt!

Sot Edi Rama vendosi te emeroje si “kryebashkiak ne detyre” Andi Seferin duke qene se Erion Veliajt ka vendosur ti nxjerre “ujin e zi”!

Edi Rama e kishte organizuar sot aksionit propagandistik per prezantimin e masave te sigurise per sezonin e ri turistik ne mes te Sheshit Skenderbej, poshte zyres se Erion Veliajt!

Erion Veliaj sot nuk ka njoftuar asnje axhende zyrtare çka rrit me shume dyshimet se kryebashkiaku eshte nje figure per te cilen Edi Rama ka marre vendimin e tij per te! Si per te rritur dyshimet e vendimit per asgjesimin politik te Erion Veliajt.

Neser Erion Veliaj do te perballet me prokuroret e SPAK te cilet nen urdherin e Edi Rames (dhe ne emer te hajduterise te pashoqe nen logon 5D), duke shenuar zyrtarisht portretizimin e tij si nje njeri i korruptuar ashtu sic ne fakt eshte!

p.s…deri ne njoftim te dyte, i urojme suksese Andi Seferit per pozicionin e Kryetarit te Bashkise se Tiranes…, ne detyre!”, shkruan Koka teksa poston foton më poshtë:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco