SYRI TV/ ‘Veliaj pronar faktik i inceneratorit’, Këlliçi: Provat u konfirmuan nga Altin Dumani

16:14, 29/04/2024
A+ Aa A-

Bëlind Këlliçi ka publikuar sot provat që tregojnë se Erion Veliaj është pronari faktik i inceneratorit të Tiranës. Sipas Këlliçit, këto prova janë konfirmuar nga kreu i SPAK, Altin Dumani, në dosjen hetimore për Arben Ahmetajn, e sot prokurori Dritan Premçi ka vetëm 2 rrugë, ose të rrëzojë hetimet e Dumanit, ose të rrëzojë Erion Veliajn. 

Nga SYRI TV

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, publikoi sot, provat që vetë SPAK ka  siguruar, që e faktojnë Erion Veliajn, si pronarin faktik të inceneratorit të Tiranës dhe përgjegjës për këtë abuzim. Këlliçi publikoi fjalën e Veliajt në Këshillin Bashkiak, ku pranonte se ishte ai insiciuesi i këtij koncesioni

Për të treguar autorësinë e Erion Veliajt në këtë koncesion abuziv, që i kushtoi deri më tani 130 milionë euro xhepave të shqiptarëve, Këlliçi publikoi pasazhe nga dosja hetimore e Arben Ahmetajt, e firomosur nga Altin Dumani, që përmban korespodencat mes Bashksië së Tiranës  me dy ministrat e financave Shkëlqim Cani dhe Arben Ahmetaj, ku vihet në dukje kostoja financiare.

Që ta kuptoni fare thjeshtë, ajo çka Arben Ahmetaj i thotë Erion Veliajt është: Përse duhet dhënë ky shërbim me konçension, kur është më e leverdisshme ta bëjmë me paratë e buxhetit të shtetit. Sot pas 8 vitesh, shkresa e Arben Ahmetajt rezulton më e qartë se kurrë. Inceneratori i Tiranës ka marrë më shumë se 130 milionë euro, e me këto para tashmë kjo vepër duhej të ishte e ndërtuar dhe funksionale, e nuk ishte e nevojshme që ky shërbim ti jepej me konçension një kompanie fantazmë për 30 vite.   Por Erion Veliaj, si pronar faktik i Inceneratorit të Tiranës, në mars të vitit 2017 firmosi miratimin e këtij konçensioni, në shkelje të Ligjit “Për vetqeverisjen vendore”, pa miratimin e Këshillit Bashkiak dhe pa miratimin e bashkive të qarkut Tiranë.

Përballë këtyre fakteve, sipas Këlliçit, prokurori Dritan Premçi e ka të qartë panoramën, dhe duhet të zbatojë ligjin përballë pronarit faktik të inceneraorit ose të rrëzojë hetimet e kreut të SPAK, Altin Dumani.

Prokurori i kësaj çështje Dritan Premçi ka dy rrugë. Ose të rrëzojë hetimet e Drejtuesit të SPAK Altin Dumani për të amnistuar Erion Veliajn, ose të zbatojë ligjin duke çuar pronarin faktik të inceneratorit Tiranë Erion Veliaj përpara drejtësisë. Rrugë tjetër NUK KA. Çdo ditë që Veliaj qëndron në zyrën e kryetarit të Bashkisë Tiranë është një mundësi për të, që të mund të zhdukë provat dhe të thellojë këtë krim financiar unik në Europë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco