‘Ai s'mban përgjegjësi' - 'Ai ose shporret nga populli Shqiptar, ose sundon qetësisht deri në vdekje’

‘Ai s'mban përgjegjësi' - 'Ai ose shporret nga populli Shqiptar, ose sundon qetësisht deri në vdekje’

15:14, 29/04/2024
A+ Aa A-

Nga Ylli Manjani

Që të mos kemi asnjë iluzion,as te parimet e as tek denoncimet e skandaleve.

Le të supozojmë për një moment se SPAK arreston Erionin dhe Olsin.

Kështu do kënaqej pa masë turma.

Ai që sundon prap do dalë e do thotë që "qeveria ime është reformatore dhe spyet për askënd"... Prap ai fiton sepse delet gëzojnë me këlysh ujqërisht të arrestuar.

Ai tashmë e njeh veten për bari të deleve që sundon.

Ai nuk ka as parim, as ekip, as familje.

Ai s'mban përgjegjësi për askënd.

Jo për bashkëpunëtorët politikë, po as për familjen e tij. Ai s'mban përgjegjësi.

Të gjithë hanë "kumbulla e dardha pas kurrizit". Me këtë llogjikë ka sunduar qetësisht Enver Hoxha. Po sundon po kaq qetësisht edhe ky. 

Një i papërgjegjshëm ka hipur në krye dhe sundon.

Ky është niveli i monstruozitetit politik që e sundon Shqipërinë.

Asnjë iluzion. As pas denoncimeve të mediave të huaja...

Ai ose shporret nga populli Shqiptar, ose sundon qetësisht deri në vdekje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco