SYRI TV/ Opozita kërkesë për këshillin bashkiak, Teliti: Veliaj të japë llogari për dosjen 5D

15:05, 29/04/2024
A+ Aa A-

Teksa një ditë na ndan nga mbledhja e radhës e këshillit bashkiak dhe protestës që do të zhvillohet para Bashkisë së Tiranës, këshilltarët e opozitës kërkojnë shtimin e tre pikave në rendin e ditës. Sipas anëtarit të këshillit bashkiak Dorian Teliti, propozimi u bë pasi në rendin aktual nuk janë pikat themelore për zbardhjen e aferës 5D. Teksa tha se Veliaj duhet të të japë llogari për skandalet, ai ritheksoi rëndësinë e ngritjes së një komisioni financiar me auditim të jashtëm e të paanshëm.

Syri tv

Një ditë para protestës dhe mbledhjes së Këshillit Bashkiak në Bashkinë e Tiranës, këshilltarët e opozitës kanë dërguar propozimin për shtimin e tre pikave në rendin e ditës. Anëtari i këshillit bashkiak Dorian Teliti ka deklaruar se ka ardhur koha që kryebashkiaku Erjon Veliaj të dalë para këshilltarëve e të japë llogari se ku kanë shkuar paratë nga afera 5D.

Këshilltarët e opozitës theksojnë sërish se kërkojnë ngritjen e një komisioni financiar me auditim të jashtëm e të paanshëm.

Të martën në orën 16:30 paralelisht me mbledhjen e këshillit bashkiak do të zhvillohet edhe një protestë përpara bashkisë së Tiranës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco