Paloka: ‘Beso e kontrollo’, si Edi Rama bllokoi transmetimin e RAI në platformat shqiptare…

Paloka: ‘Beso e kontrollo’, si Edi Rama bllokoi transmetimin e RAI në platformat shqiptare…

16:09, 29/04/2024
A+ Aa A-

Kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së, deputeti Edi Paloka, ironizoi me një postim në rrjetet sociale, bllokimin që iu bë nga platformat e mediave në Shqipëri, televizionit RAI3, në orën e transmetimit të emisionit “Report”.

Paloka shkruan se gjithçka ka ndodhur me urdhër të Edi Ramës, i cili pavarësisht se e dinte që RAI anulloi transmetimin e pjesës së dytë të reportazhit mbi Shqipërinë, nuk mund t’ia linte në dorë italianëve.

“RAI e anulloi mbrëmë transmetimin e pjesës së dytë të reportazhit . Sidoqoftë platformat e mediave i kishin marrë masat që në orën e emisionit , RAI 3 të mos transmetonte në asnjërën prej tyre.

“Beso dhe kontrollo”…Rama nuk mund ta linte gjithshka në dorë të italianeve, kështu që u sigurua për çdo rast !”, shkruan Paloka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco